Ronaldo eliminon Çekinë, Portugalia në gjysmëfinale
TIRANE-Kristiano Ronaldo ka kualifikuar Portu galinë për në gjysmëfinale të kampionatit europian, pas një ndeshjeje dramatike kundër Republikës Çeke. Në Varshavë, ylli i Realit të Madridit ka qenë ai që ka vendosur fatet e sfidës, duke qenë edhe njëherë njeriu vendimtar për ekipin luzitan. Portugalia ka vuajtur tej mase ndaj një kundërshtari të kujdesshëm dhe që nuk lejonte hapësira, por në fund ia ka arritur të kualifikohet për në katërshe, ku do të presë njërën mes Francës ose Spanjës. Megjithëse u shënua vetëm një gol, sfida e parë çerekfinale e Euro 2012 ka dhuruar emocione të shumta. Çekët kanë qenë të pafuqishëm për t'u bërë ballë portugezëve, duke mos e goditur asnjëherë portën e portierit Rui Patrisio. Të vetmet mundësi të çekëve ishin disa goditje këndi dhe një shpërthim i Vaslav Pilar në pjesën e dytë, një treguese për diferencat mes dy ekipeve në fushën e lojës. Ndonëse e nisën Europianin me një humbje ndaj Gjermanisë, portugezët janë kthyer tashmë në një prej favoritëve për fitimin e tij. Në gjysmëfinale, ekipi i Paulo Bentos do të ketë sërish një kundërshtar mjaft të fortë, pasi do të përballet me fituesin e çiftit Francë-Spanjë.
NDESHJA
Në pjesën e parë, për t'u theksuar dy-tre aksione të Portugalisë, por edhe një shtyllë e Ronaldos, që tregoi se golat në ndeshjen ndaj Holandës i kanë dhënë një tjetër ritëm. Çekët janë mbrojtur mirë, duke mos lënë shumë hapësira, por Ronaldo për pak realizoi me një rrofeshatë të bukur në zonë. Goditjet e këndit të luzitanëve kanë qenë të shumta, megjithatë portieri Çeh dhe mbrojtësit kanë qenë të vëmendshëm në çdo çast. Në pjesën e dytë panorama e ndeshjes ndryshoi. Hugo Almeida ishte i pari që tentoi të shënonte, por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë. Më pas Ronaldo goditi shtyllën për herë të dytë, pas një goditjeje dënimi nga 30 metra. Portugalia e rriti akoma më shumë presionin, duke tentuar me Nanin nga kufijtë e zonës, por sërish Petr Çeh ka qenë i pakalueshëm, duke grushtuar topin. Lojtari i Mançesterit pati edhe një tjetër shans i vetëm me portierin, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë. Momenti vendimtar ishte minuta e 79-të, kur Zhoao Mutinjo mori bukur krahun dhe krosoi në qendër, aty ku Ronaldo arriti të thyente portierin Petr Çeh me kokë. Një gol që i dha kualifikimin Portugalisë, e cila me një Ronaldo në superformë, duket e frikshme për këdo. Gëzimi i Luis Figos dhe Euzebios në tribunë, konfirmoi dëshirën e portugezëve për t'i shkuar deri në fund kompeticionit. Në minutat e mbetura, ata kanë qenë zotër të fushës, duke mos rrezikuar asgjë ndaj një ekipi të pafuqishëm për të dalë përpara dhe i projektuar ndoshta vetëm për t'u mbrojtur.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)