Ronaldo është i 12-ti

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, beson se Cristiano Ronaldo është vetëm lojtari i 12 më i mirë në botë.
Ronaldo konsiderohet si lojtari dytë pas Lionel Messit, por i këtij mendimi nuk është edhe presidenti i Barcelonës.
“Cristiano Ronaldo nuk është lojtari i dytë më i mirë në botë. Ai është i dymbëdhjeti. Njëmbëdhjetë lojtarët më të mirë se ai janë ata që luajnë për Barcelonën”, tha Rosell.
Ai po ashtu ka folur edhe rreth Jose Mourinhos, ku tha se nuk do të pranonte kurrë një trajner në skuadrën e tij që dëshiron të fitojë me çdo kusht.