E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dy vjet burg për ish kryeministrin rumun

Gjykata Supreme e Rumanisë ka konfirmuar të mërkurën se ish-kryeministri Adiran Nastase do të shërbejë dy vjet burgim, për shkak të korrupsionit.

Nastase, kryeministër majtist në periudhën 2000-2004, është figura më e lartë zyrtare që burgoset, që nga rënia e komunizmit.

Prokurorët thonë se Nastase ka abuzuar me 2 milionë dollarë nga buxheti i vitit 2004.

Ai ka humbur zgjedhjet nga presidenti aktual, Trajan Bashesku.

Kryeministri aktual, Viktor Ponta, është nën presion për të dhënë dorëheqje, për shkak të akuzave për plagjiat, transmeton Rel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›