E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea i mërzitur që iu dëmtua Kupa

Tre punëtorë të sigurimit të Chelseas janë suspenduar pas pretendimeve se ata e kanë dëmtuar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Ata e dëmtuan atë pas orarit të punës gjatë kohës që po bëni foto me të.

Ditën tjetër një koleg i tyre e kishte vërejtur dëmtimin dhe Chelsea më pas e kishin vendosë një kopje të saj dhe origjinalin e kishin dërguar në Londër për ta riparuar.

Klubi ka konfirmuar se vizita ka qenë e paautorizuar dhe është duke u zhvilluar një hetim kundër tyre. Dhe me këtë hetim është duke u marrë shefi ekzekutiv Ron Gourlay.

“Trofeu aksidentalisht është dëmtuar gjate kohës kur kanë qenë duke dalë në foto me të. Është një dëmtim i vogël dhe tashmë është dërguar për tu riparuar. Ne nuk do të komentojmë rreth personelit”, tha zëdhënësi i klubit.

Ky incident ka ardhur vetëm disa javë pasi Chelsea e fitojë Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut me anë të penalltive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›