Ronaldo, familja falenderon për nderimin në Anfield

Në 7′ i gjithë Anfield filloi të këndonte ‘You’ll Never Ëalk Alone’, por këtë herë nuk ishte një nxitje për Liverpool, por për atë që është një rival në fushë, por jo jashtë fushës, ai është Cristiano Ronaldo. Portugezi një ditë më parë kishte njoftuar humbjen e njërit prej binjakëve gjatë lindjes së partneres së tij Georgina Rodriguez. Fillimisht kori, më pas një minutë duartrokitje nga çdo sektor i stadiumit të Liverpool-it. Të nesërmen erdhi falënderimi nga familja e Ronaldos.
Elma nga Madeira ka treguar të gjithë emocionin e saj për atë që ndodhi në Liverpool dhe për mbështetjen e treguar ndaj vëllait të saj Cristiano. Gjatë mbrëmjes postoi disa pamje nga Anfield në rrjetet sociale, të shoqëruara me frazën: “Faleminderit për këtë, Liverpool. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëtë sot”. Dhe duke u mbyllur me emoticon e zemrës. Një tjetër motër e CR7, Katia, nga Brazili shkroi: “Përtej futbollit” me videon dhe korin e “You’ll Never Walk Alone”.
Sigurisht që Ronaldo nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e Liverpoolit, por propozimi për një minutë duartrokitje për portugezin lindi në llogarinë e tifozëve të Reds. Kërkesa ishte pikërisht për të duartrokitur në minutën e shtatë, në lidhje me fanellën me numër 7 të kampionit të United. Në postim thuhej: “Nëse keni fatin ta shikoni ndeshjen, tregoni një shenjë respekti për Ronaldon dhe familjen e tij duke iu bashkuar brohoritjeve që do të zhvillohen në minutën e shtatë. Rivalitetet duhen lënë mënjanë në rrethana zemërthyese si kjo. Nuk do të ecësh kurrë vetëm, Cr7 Jr”. Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, i përshkroi duartrokitjet pas ndeshjes si “momenti i ndeshjes. I gjithë stadiumi tregoi klas, shumë gjëra janë shumë më të rëndësishme në jetën e futbollit”.