E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pele shtrohet sërish në spital

Legjenda braziliane e futbollit, Pele është shtruar përsëri në spital. Ish-futbollisti i njohur është shtruar në spitalin e San Paolos për ta kryer një nga seancat mujore të kancerit që i ishte shfaqur në zorrën e trashë në shtator të vitit të kaluar, raportojnë mediat braziliane. Përmes një komunikate për shtyp të lëshuar nga Spitali “Albert Einstein”, ku është shtruar ish-futbollisti, ka njoftuar se shëndeti i 81 vjeçarit Edson Arantes do Nascimento, i njohur ndryshe si Pele, është i mirë dhe se ai pritet të lirohet nga spitali në ditët e ardhshme.

Peleja duhet të shkojë në spital së paku një herë në muaj për t’ju nënshtruar testeve dhe për ta vazhduar terapinë e tumorit në zorrën e trashë. Pele konsiderohet si një nga futbollistit më të mëdhenj në historinë të futbollit. Për shkak të moshës, kohët e fundit ai ka patur probleme të vazhdueshme shëndetësore, duke nisur nga infeksionet në rrugët urinare, gurët në veshka dhe problemet me gjymtyrët, teksa së fundmi lëviz me ndihmën e një karroce me rrota.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›