E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo i konfirmon dashurinë Mançesterit

Mançester - Kristiano Ronaldo i konfirmon edhe nje here dashurinë skuadrës së Mançester Junaited. Futbollisti më i mirë i vitit 2008 ka deklaruar se do të vazhdojë të luajë në radhët e kampionëve të Anglisë.

“Kjo është shtëpia ime. Mendoj se njerëzit do të vazhdojnë të flasin për të ardhmen time, edhe nëse them se zemra ime qëndron këtu. Por ky është vendi ku dua të luaj”, deklaron Ronaldo.

Kohët e fundit Ronaldo është duke u përfolur sërish për një kalim të tij tek skuadra e Realit të Madridit. Por, me këtë deklaratë ëndrra e madrilenëve është e vështirë për t’u përmbushur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›