Ronaldo, kavilja e dëmtuar që vlen miliona
Sipas një përllogaritjeje të bërë nga e përditshmja sportive spanjolle “As”, duke marrë parasysh 94 milion eurot që Reali shpenzoi për blerjen e Ronaldos si edhe 9 milionët e kontratës së tij vjetore, çdo ditë mungese në fushë për 24-vjeçarin i kushton “Galaktikëve” plot 83051 euro.
Mesfushori portugez nuk luan që prej 30 shtatorit dhe me shumë mundësi nuk do të rikthehet para fundit të nëntorit. Pra, nëse duhet të rrijë larg fushave për dy muaj dhe nëse llogaria e “As” është e saktë, atëherë kostoja e përgjithshme e kësaj mungese shkon në një milion e 600 mijë euro. Për të mos folur pastaj për dëmin teknik: me Ronaldon në lojë, skuadra e Pelegrinit i fitoi të gjitha ndeshjet, kurse pa të ka fituar vetëm dy nga shtatë takimet.
Objektivi i stafit mjekësor është ta riaftësojë 24-vjeçarin për ndeshjen ndaj Barcelonës më 29 nëntor. Por sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, nuk përjashtohet mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Tashmë gjithçka varet nga kontrollet e mëtejshme dhe nëse kavilja nuk përmirësohet, ideja e një operacioni bëhet më e vrtetë. Dhe atëherë afatet e rikthimit do të shtyheshin akoma më tej.