E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përbytje të shumta nga reshjet në Durrës

Situata është bërë më alarmante pasi kanali kullues në Spitallë, ka dalë jashtë shtratit të tij, duke shkaktuar vërshimin e ujit në zona të tëra në këtë ultësirë.

Si pasojë, përmbytje të shumta ka pasur në zonën e Spitallës, Ish-Kënetës dhe tek zona Ura e Dajlanin. Katet e para të banesave në të gjitha këto zona janë mbuluar nga uji, ndërkohë që nga shiu janë përmbytur edhe dy shkolla, si ajo 9-vjeçare në Porto Romano si dhe shkolla “Olsi Lasko” në Shkozet. Shtabi i emergjencës në këtë qytet ka zhvilluar një mbledhje urgjente për të marrë masa për situatën e krijuar.

Gjithashtu, pëmbytje të shumta ka pasur edhe në disa fshatra të Krujës. Rreshjet pa pushim që kanë rënë gjatë orëve të fundit si dhe bllokimi i kanaleve kulluese, ka bërë që të përmbyten disa fshatra në këtë zonë. Nga përmbytjet janë prekur fshatrat Murqinë, Mallkuc, Miliskaj dhe Mazhe.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›