Ronaldo lë futbollin
Ish-sulmuesi I Barcelona, Inter, Real Madrid dhe Milan do të njoftojë sot tërheqjen nga futbolli profesional në moshën 34-vjeçare.
Braziliani ka një kontratë me Corinthias deri në fund të vitit 2011, por do të lërë futbollin për shkak të eliminimit të ekipit të tij nga Kupa Libertadores, sipas “Estado de Sao Paulo”.
“Nuk mundem më. Doja të vazhdoja, por nuk ia dal dot më. Mendoj për një lëvizje në fushë, por nuk arrij dot ta ekzekutoj siç dua. Koha ime mbaroi”, u shpreh Ronaldo,
14 Shkurt 2011