Ronaldo i jep fund karrieres futbollistike

Futbolli do të humbasë një nga emrat më të spikatur të dekadës së fundit – Luis Nazario Da Lima Ronaldo – Fenomenin. Sulmuesi profilik, që në karrierë ka fituar gjithcka, ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli. 34-vjecari tre-herë Lojtari i Vitit ka një kontratë deri në fund të vitit 2011 me Corinthians, por ka saktësuar se e ka marrë vendimin pas eliminimit në Kupën Libertadores dhe protestat e forta të tifozëve kundër tij. Dicka me të cilën Ronaldo nuk është mësuar, sepse për tifozët ai ka qenë gjithnjë idhulli.
Ronaldo i jep fund kështu një karrierë brilante në të cilën ka shënuar më shumë se 400 gola përfshirë edhe rekordin prej 15 golash në Kupat e Botës. Vetëm pjesëtar i përfaqësueses së Brazilit që fitoi trofeun në 1994, Fenomeni ishte deciziv në yllin e 5 të Selecaos në 2002. Ronaldo në moshën 18 vjecare u bashkua me PSV Eindhoven nga Cruzeira, ndërsa më pas spikati tek Barcelona, ku u quajt edhe Fenomeni. Driblim dehës dhe shpejtësi turbo, e bënë Ronaldon sulmuesin më profilik të momentit. Braziliani ka luajtur për dy klubet e Milanos, Barcelonën e Real Madrid, ndërsa për mbylljen e karrierës u kthye në Brazil, aty ku edhe historia e tij filloi.
Eno Skarço