Ronaldo “le koken” per modelen italiane
Flaka e re për asin e Mançesterit, Kristiano Ronaldo, sipas medieve britanike është një italiane. Ajo madje ka qenë dhe protagoniste te disa spektakle bukurie e mode dhe quhet Leticia Filipi. Leticia ka lindur në Folinjo 33 vite më parë dhe është gjithashtu, finaliste e “Miss Italia ‘94”. Ronaldo është takuar me missin falë mikes së tyre të përbashkët që është Flavia Vento, e cila ka bërë dhe prezantimin. Shkëndija e pasionit dhe dashurisë të portugezit, për italianen simpatike ka qenë momenti kur të dy ishin në një darkë që organizohej në jahtin e kapitenit të kombëtares italiane të futbollit, Fabio Kanavaro. Pasi ka parë brunen seksi, futbollisti ka humbur kokën dhe nuk është trembur aspak, nga mosha e Leticias që është shtatë vite më e madhe nga Kristiano Ronaldo. Mesazhe të ëmbla dhe lule kanë mbuluar më pas Letician, e cila nuk mund të thuhet se nuk i ka mirëpritur. Ajo duket se ka një tërheqje të veçantë për sportistët në përgjithësi. Në të kaluarën, ka qenë skiatori Alberto Tomba, i cili për dy vite ’94-’96 linte kokën pas modeles italiane. Ndërsa të dashur zyrtarë për Letician rezultojnë Loris Kaprirosi dhe Masimo Kripa, ish futbollist i Napolit dhe Parmës. Ndoshta ka qenë pikërisht Leticia shkaku i ndarjes së Ronaldos me spanjollen Nereida Gallardo, pas pushimeve të tyre të nxehta në bregdetin e Sardenjës. Në fakt, e dashura spanjolle nuk i pat’ përlqyer asnjeherë as Doloresit, së ëmës të sulmuesit të talentuar portugez. Rrethi i miqve të çiftit të rri ka hapur thashetheme se kësaj radhe nuk flitet thjesht për një flirt por për dashuri të vërtetë.
Rikthehet topmodelja Hercigova me pozat super-seksi
Rrëfimi i Eva Hercigovës: “Kur isha adoleshente doja të bëhesha fotografe”
Modelja tashmë e bërë edhe nënë vazhdon ta ruajë në kulm bukurinë dhe formën e sja të shkëlqyer. Eva Hercigova ndonëse kishte premtuar që nuk do të pozonte më nudo për fotografët që kur u bë nënë, duket se nuk i ka rezistuar dot tundimit për të zaptuar faqet e kalendarëve dhe kopertinave të revistave gossip. Ajo shfaqet me disa foto tepër sensuale me pantallona të shkutra dhe pa sutjena, me flokët me rica, një model ala Merlin Monro. Modelja e njohur ka rrëfyer në një intervistë të dhënë për një revistë të huaj që para se të bëhej modele, ajo gjithnjë ka ëndërruar të bëhej fotografe. Por nga pasioni i saj për fotografinë, falë formave të përkryera të trupit Eva pushtoi pasarelat e modës dhe kopertinat e revistave VIP, playboy, etj.
Eva është e ndërgjegjshme gjithsesi për fatin e saj në jetë:
“Një arsye që të qahem se bëj një punë të tillë, vërtet që nuk e gjej dot” –thotë ajo. “Kam një rrogë të mirë dhe, gjithë ato femra ëndërrojnë ta kenë një shanc si i imi.” Nëse Eva nuk do të ishte bërë modele do të kishte zgjedhur që të udhëtonte nëpër botë gjatë gjithë jetës së saj. “Qysh në adoleshencë, kisha një dëshirë brenda meje për të parë vende të reja dhe për të njohur sa më shumë njerëz. Kam një gen nordik, shkoj gjithandej që prej 20 vitesh dhe nuk e gjej rehatinë askund. Pra nuk mund të rri në një vend të vetëm.” -tregon Hervcigova. Më tej Eva thotë se të jesh modele nuk është aq e thjeshtë sa mendojnë të gjithë, pasi njësoj si aktoret, edhe modelet kanë talentin e tyre gjatë pozimit, përveç atij natyral, kuptohet.
23 Korrik 2008