E Shtunë, 31 Tetor 2026

Striptizmi e Jackson, nuk do të kushtojë asnjë dollar për CBS-në



Gjoksi i zbuluar i Janet Jackson nuk do t’i kushtojë asnjë dollar CBS-së. Rrjeti televiziv që në vitin 2004 transmetoi shfaqjen “Superbowl”(spektakël në të cilin ndahen çmimet për fituesin e një lloj sporti amerikan të quajtur bowl) gjatë së cilës këngëtarja zbuloi një pjesë të gjoksit, nuk i duhet të paguajë asnjë shumë. Sipas Gjykatës së Apelit në Filadelfia, CBS nuk mund të parashikonte gjestin e improvizuar të Justin Timberlake i cili u mbajt padashje pikërisht në pjesën me delikate të fustanit. Me këtë veprim u hodh poshtë kërkesa e Komisionit Federal i cili fillimisht i kishte kërkuar shumë 364.000 euro rrjetit televiziv për shfaqjen e pazakontë të ofruar nga dyshja Jackson – Timberlake. Sipas Gjykatës, Komisioni është sjellë “në mënyrë arbitrare dhe të parërgjegjshme, pasi saksionoi CBS-në për pak sekonda shfaqje nudo”. Fillimisht CBS u akuzua si bashkëpunëtore e shfaqjes të paimrovizuar. Pasi mbaruan duetin, Justin improvizoi një strip për kolegen e tij duke i treguar gjithë botës së televizionit, gjoksin e Jackson. E vënë në siklet këngëtarja u mbulua menjëherë por nuk mundi të evitonte megjithatë që për një çast të vetëm, 90 milionë persona të shikonin mrekullitë e saj. Rrjeti mohoi faktin se ishte në dijeni të spaktaklit dhe gjesti i turpshëm ishte thjesht i rastësishëm.

Rihanna, mes mumjeve dhe marrëzisë

Në botën muzikore vazhdon të shikohet videoklipi i Rihanës me Maroon 5 ”If I Never See Your Face Again”, por këngëtarja 20 vjeçare po diskutohet në Amerikë për një tjetër videoklip të titulluar ”Disturbia”. Falë imazheve të krijuara nga fotografi i famshëm David LaChapelle, Rihanna shfaqet si një zonjushë e rrethuar nga mumjet. Nëse vuani nga makthet mos e shihni videon.
Deri në një moment të caktuar, Rihana ëhstë veshur super seksi dhe kjo është vetëm njëra nga momentet turbulluese të videos.
Videoklipi i saj është xhiruar në Los Anxhelos dhe është përshtatur si një ambjent i nëndheshëm i një bote të largët dhe të pafundme. Këngëtarja bukuroshe e veshur e gjitha me të zeza e ulur mbi një karrige dhe rreth saj kërcejnë dy balerina sensuale të krijohet përshtopja e një bote të errët dhe të padeshifrueshme. Më pas vjen pjesa e vallëzimit me “mumjet e saj skllevër”, pjesë e cila padyshim i është referuar të famshmit “Thriller’ të Michael Jackson. Në këtë këngë, Rihana shfaqet edhe me një paruke bionde me të cilën është e pamundur të njihet.
Mesa duket Rihana shënoi sërish në qendër...

Ish-bashkëshortët Jolie dhe Thornton bashkë në ekran

Nëntë vjet pasi u takuan në xhirimet e filmit “Pushing Tin” (1999), dhe pesë vjet pasi i dhanë fund martesës së tyre trevjeçare, dyshja Angelina Jolie dhe ish-buri i saj Billy Bob Thornon janë duke planifikuar të ribashkohen në ekranin e madh.
Thornton thotë se ai dhe Jolie kanë mbetur miq që nga ndarja dhe që të dy dëshirojnë të punojnë së bashku sërish, vetëm se nuk do të aktrojnë më si burrë e grua. “Ne kemi biseduar shumë herë, jam i sigurt se do ta bëjmë këtë”, ka thënë Thornton për revistën Maxim. “Duam të jemi të kujdesshëm dhe të zgjedhim filmin e duhur. Ndoshta një komedi. Me fjalë të tjera nuk duam të luajmë edhe një film tjetër rreth lidhjes burrë-grua. Kjo mbase nuk do të ishte e mirë”,- ka shtuar Thornton. Jolie javën e kaluar lindi binjakë, djalin Knox Leon dhe vajzën Vivienne Marcheline, që janë fëmijët e pestë dhe gjashtë me burrin aktual, Brad Pitt.

Campbell refuzon të paguajë faturën e hotelit rus

Supermodelja britanike Naomi Campbell, ka refuzuar të paguajë faturën prej 400 dollarësh në një hotel rus, pasi pastruesit e hotelit ishin shprehur se ajo kishte djegur çarçafët e mëndafshtë. Mbretëresha e pasarelave qëndroi në hotelin Ritz Carlton në Moskë, së bashku me të dashurin e saj, miliarderin rus Vladislav Doronin, gjatë javës së kaluar. Por Campbell ka refuzuar të paguajë gjobën e hotelit, pasi stafi i pastruesve kishte gjetur ca vrima të djegura në çarçafët e mëndafshtë të shtretërve. Zëdhënësi i Campbell ka mohuar se ajo ka shkaktuar dëme në hotel. “Ajo nuk ka ndezur qirinj sipër çarçafëve. Ajo nuk tymos duhan në dhomën e hotelit. Ky lajm është tërësisht i pavërtetë”,- ka thënë zëdhënësi.

23 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›