Scholz thirrje Putin: Ndalo vrasjet e pakuptimta në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin t’i japë fund pushtimit të Ukrainës dhe “vrasjeve të pakuptimta”.
Gjatë një konference për shtyp në Berlin Scholz tha se Rusia duhet të tërheq trupat nga Ukraina dhe se lufta nuk është e ardhmja.
“Gjëja e rëndësishme është të arrijmë një të ardhme më të mirë së bashku, jo duke bërë luftëra kundër njëri-tjetrit, por duke bërë të mundur zhvillimin ekonomik. Rusia të tërheqë trupat e tij nga Ukraina dhe kufijtë nuk duhet të ndryshohen përmes përdorimit të dhunës”, tha ai.
Ukraina ndodhet në ditën e 68-të të luftës, ku bombardimet ruse kanë goditur fabrikën Azovstal në Mariupol, ku strehohen mbi 200 civilë, ndërsa sulme ka pasur edhe në Odessa duke shënuar viktima./La Repubblica
/rtsh.al/