Ish agjenti i KGB shton dyshimet për shëndetin e Putin: Është paranojak, i sheh të gjithë si tradhtarë

Një ish agjent i KGB-së ka shtuar dyshimet se Vladimir Putin ka të ngjarë të vuajë nga Parkinson dhe Demenca në fazën e hershme, ndërkohë që paranoja dhe frika e tij ndaj tradhtarëve po e çmendin atë.
Shëndeti i Putin prej kohësh ka qenë burim spekulimesh, ku thuhet se ka probleme serioze shëndetësore. Ish spiuni rus Boris Karpichkov , 62 vjeç, tha se edhe anëtarëve të rrethit të ngushtë të Putinit nuk do e dinin që ai është sëmurë apo jo për të ruajtur ‘imazhin e tij e të fortit’.
Karpichkov i cili jeton aktualisht në Britani, tha se “Putini është paranojak që i sheh të gjithë si tradhtarë. Ai sheh fjalë për fjalë të gjithë, duke përfshirë edhe ata brenda shërbimeve ruse të sigurisë dhe madje edhe brenda rrethit të ngushtë të tij të ngushtë, si tradhtarë. Ai është aq dyshues dhe aq i fiksuar pas ideve të tij paranojë saqë tani mund të krahasohet me tiranin Stalin”.
Zyrtarët e Kremlinit gjithmonë kanë mohuar se ka ndonjë gjë të gabuar me udhëheqësin e tyre, i cili mbush 70 vjeç në tetor. Por Putini shfaqet i hutuar dhe me probleme me frymëmarrjen gjatë daljeve të tij të fundit./The Sun
/rtsh.al/