Carlos: Favoritët nuk fitojnë gjithmonë

Mbrojtësi i dikurshëm i Real Madridit, Roberto Carlos, ka deklaruar se Los Blancos tashmë e kanë dëshmuar se favoritët nuk fitojnë gjithmonë.
Mbretërit e fituan finalen e Kupës së Mbretit me rezultat minimal kundër Barcelonës, pavarësisht se katalunasit konsideroheshin favoritë.
“Madridi ka treguar se favoritët nuk fitojnë gjithmonë. Madridi ka potencial që të luajë shumë më mirë dhe kjo mund ta vendosë ndeshjen”.
“Mirëpo duhet të jemi realë se nuk ka favoritë, pasi që të dyja skuadrat janë afërsisht të ngjashme”.
“Sidoqoftë, Madridi është në formë më të mirë duke e mposhtur Barcën në Kupë dhe duke e shkatërruar Valencian me rezultat 6-3 në Mestalla”, ka thënë 38-vjeçari për Radio Marca.