E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, rrëzohet helikopteri i NATO-s, 2 të vdekur

Lajmi bëhet i ditur nga ISAF-i me anë të një komunikate ku pa dhënë shumë detaje thotë se "dy ushtarë të ISAF u vranë dje nga rrëzimi i helikopterit në jug të Afganistanit. Një hetim po kryhet për gjetjen e shkaqeve të rrëzimit të helikopterit".

Nga ana tjetër edhe talibanët konfirmuan se kishin sulmuar helikopterin. "Ne kemi sulmuar një helikopter të NATO-s mes Lashkargah dhe Nawa", në provincën Helmand, konfirmoi një nga zëdhënësit e rebelëve, Zabihullah Mujahed pa dhënë shumë detaje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›