E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gërdeci", jo lirim për Delijorgjin dhe Pinarin

Vendimi është marrë nga gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë, pas kërkesës së avokatëve të cilët pretenduan se kishin skaduar afatet kohore të qëndrimit në paraburgim.

Avokatët kërkuan lirim nga burgu për Mihal Delijorgjin dhe për Ylli Pinarin. “Ka kaluar 1 vit e 4 muaj dhe nuk ka një vendim gjykate. Paraburgimi ka humbur fuqinë ligjore”, ka deklaruar avokati mbrojtës i Delijorgjit, Maks Haxhia.

Kërkesa u bë në seancën e shkuar më 19 Korrik, ndërkohë që gjykata vendosi sot që të hidhte poshtë vendimin. Gjyqi për Gërdecin vijojnë prej muajsh në Gjykatën e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›