E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani i mbanë të vjetrit

Mbrojtësi Italian, Gianluca Zambrotta të enjten e ka renovuar kontratën e tij me Milanin. 33 vjeçari, sipas kontratës së re, do të mbetet në San Siro deri në muajin qershor të vitit 2012. Zambrotta është futbollisti i tretë që ka mbi 30 vjet dhe që vazhdon kontratën me Milanin, skuadër kjo që po kritikohet për faktin se nuk po e përtërin ekipin. Para Zambrottës, kontratën me Milanin e ka vazhduar edhe mbrojtësi tjetër 34 vjeçar, Massimo Oddo dhe portieri 33 vjeç, Christian Abbiati. Oddo me Milanin ka vazhduar kontratën deri në vitin 2012, derisa Abiati deri në vitin 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›