E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vijon rritja e çmimeve, qytetarët: Jetesa po bëhet e papërballueshme

Plotësimi i nevojave ditore për ushqim prej disa kohësh po kushton më shtrenjtë. Në Shkodër rritja më e madhe vërehet tek fruta-perimet, pasuar nga produktet e qumështit e mishi.

Në tregun e pakicës së fruta- perimeve në Shkodër, numëron më shumë shitës se blerës. 

Edhe tregtarët e shumicës e pranojnë se çmimet janë rritur, por dhe faktin se luhatja e tyre herë bie mbi prodhuesin e herë mbi konsumatorin, ndërsa vetë si hallkë e ndërmjetme janë më pak të ekspozuar ndaj humbjeve.

Sipas Bankës së Shqipërisë inflacioni në vend shënoi një rritje të shpejtë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, duke arritur vlerën 3.7% në muajin dhjetor. Sipas të njëjtit burim inflacioni pritet të mbetet mbi 3% gjatë vitit aktual, si pasojë e çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›