E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Franca e Maroku në gjysmëfinale, 74 të arrestuar në Paris

Të paktën 74 persona u arrestuan pas incidenteve në Champs-Élysées në margjinat e festimeve për kualifikimet e Marokut dhe Francës për gjysmëfinalet e Kupës së Botës në Katar, sipas një raporti të policisë. Policia duhej të përdorte gaz lotsjellës. Tensioni po rritet në Paris për shkak të përplasjes mes dy kombëtareve të planifikuar për të mërkurën e 14 dhjetorit.

Një forcë e madhe policie me 1220 oficerë ishin vendosur në zonë për dy ndeshjet çerekfinale mes Marokut dhe Portugalisë dhe Francës kundër Anglisë. Festimet fillestare shkaktuan disa trazira, si djegia e dy motoçikletave në rrugët ngjitur me zonën e Champs-Élysées.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›