E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney: Dua të bëhem menaxher


Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se ai planifikon t'i kthehet menaxhimit kur karriera e tij si futbollist të marrë fund.

24-vjeçari i ka bërë këto komente teksa foli duke pranuar çmimin si Futbollisti i Vitit 2010 nga Asociacioni i Shkruesve të Futbollit.

"Do të doja të futem në menaxhim. I jam bashkuar Evertonit kur isha nëntëvjeçar dhe futbolli ka qenë pjesë e madhe e jetës time. Kur të ndaloj të luaj, dua të jem i përfshirë në futboll".

"Kam filluar të ndjek mësime për trajner këtë vit, dhe mbase nuk kam bërë aq shumë klasë sa kam dashur. Shpresoj të vazhdoj vitin tjetër. E dua futbollin dhe kënaqem me futboll. Nuk mund të mendoj të hap një restorant, dua të jem në futboll", ka thënë Rooney.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›