E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajlandë, trazira pas vrasjes së liderit të lëvizjes antiqeveritare



Trazira të mëdha kanë përfshirë shtetin e Tajlandës pas vrasjes së liderit kryesor të lëvizjes anti-qeveritare në Bangkok.
"Tension dhe viktima në rrugët e kryeqytetit të vendit aziatik", kanë njoftuar agjensitë ndërkombëtare të lajmeve.
Këto agjensi kanë publikuar edhe disa filmime me video amatore ku shfaqen disa trupa të pajetë në pjesën jugore të Bangkokut, në parkun "Lumpini" ku dhe ishin tubuar me mijëra protestues. Ndërkohë, situata e nderë që ka përfshirë Tajlandën ka detyruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe të mbyllin përfaqësitë e tyre në këtë vend. Hapi i Londrës dhe Uashingtonit pritet të ndiqet edhe nga vendet e tjera me përfaqësi në Tajlandë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›