E Diel, 1 Nëntor 2026

Rooney: Nuk dështova unë, por ekipi

Wayne Rooney ka këmbëngulur se ai ishte i gatshëm fizikisht për Botërorin, "Afrika e Jugut 2010" dhe arsyeja prapa dështimit të Anglisë është faji i ekipit dhe jo i sulmuesit të Manchester United.

"Rooney ishte i gatshëm fizikisht. Në fakt, ai ka thënë se ka qenë në gjendjen më të mirë fizike që prej gjashtë muajsh. Ai vetëm ndjeu se Anglia dështoi ta gjente elementin e vet".

"Nëse ai ishte aq i papërgatitur ose i dëmtuar, atëherë nuk do të vraponte aq shumë ndaj Gjermanisë. Forma e tij fizike është shumë e mirë dhe Rooney thjeshtë beson se nuk ndodhi që Anglia të triumfojë. Përderisa ai është mërzitur për diçka tjetër, teoritë e konspiracionit për ndarje, klane dhe përçarje janë të pavërteta", tha një burim për The People.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›