SHBA, feston 234 vjetorin e pavarësisë
Shtetet e Bashkuara festojnë 234 vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Britania. Në kryeqytetin Uashington, mijëra vetë mblidhen në parkun Kombëtar për të festuar me parada, këngë, fishekzjarre e koncerte, ndërsa ekrane gjigande janë vendosur në shumë pika nga ku festimet mund të ndiqen nga kushdo. Veprimtari të ngjashme kryhen edhe në qytete të tjera në të gjithë vendin. Në deklaratën e Presidentit Barak Obama me rastin e 4 korrikut, thuhet se këmbëngulja e guximi i themeluesve të këtij vendi përpara veshtirësive e problemeve në dukej të pazgjidhëshme, u bënë themelet e Shteteve të Bashkuara. Presidenti gjithashtu falenderoi burrat dhe gratë në forcat e armatosura amerikane, të cilët shërbejnë nëpër botë dhe shprehu nderim e respekt për ata që kanë dhënë jetën e tyre në krye të detyrës.