E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney: United, klubi më i mirë në botë

Sulmuesi anglez Wayne Rooney thotë se Manchester United është klubi më i mirë në botë.
Rooney ka thënë se vitet e tij të para me Manchester United kanë qenë tronditëse, për shkak të dështimit për të fituar tituj, por tashmë është i bindur se është në klubin më të mirë në botë.
"Klubi ka fituar tre Kupa Evropiane dhe të fitosh pesë është diçka e arritshme, pasi ne jemi klubi më i mirë në botë", ka thënë Rooney.
Manchester United është i dyti në tabelën e Premier Ligës me 53 pikë, një më pak se Chelsea që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›