E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mansini, nga Interi huazohet te Milani

Dje u përfol një shkëmbim i mundshëm midis Mansinit dhe Marek Jankulovskit, por duket se sot drejtuesit e dy klubeve nga Milano kanë gjetur gjuhën e përbashkët, pa e bërë mbrojtësin çek pjesë të marrëveshjes. Ish-lojtari i Romës do të huazohet deri në fund të qershorit, me opsionin për të kaluar përfundimisht në Milanelo.Mansini nuk ka gjetur pothuajse asnjë hapësirë në ekipin e Hoze Mourinjos gjatë kohës që ky i fundit ka marrë drejtimin e zikaltërve (vetëm gjashtë ndeshje në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve). Pas Didës, Tiago Silvës, Patos dhe Ronaldinjos, Mansini është braziliani i pestë që vesh fanellën e Milanit në këtë sezon.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›