E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi heq dorë nga Ledezma, merr Marigan nga Parma

Drejtuesit zikaltër nuk arritën të gjejnë dot gjuhën e përbashkët me presidentin e Lacios, Klaudio Lotito, për mesfushorin Kristian Ledezma. Morati ishte gati të paguante 8-8.5 milion euro plus bashkëpronësinë e një lojtari nga të rinjtë e ekipit. Por kërkesa e numrit një të klubit kryeqytetas ishte 10 milion euro, shifër e lartë për Interin.Në këtë mënyrë zikaltrit kthyen sytë nga Parma, aty ku ranë dakord me drejtuesit emilianë për mesfushorin nga Kenia, Mekdonald Mariga. Për të riun afrikan ishte interesuar edhe Mançester Siti, që kishte ofruar dhjetë milion euro. Në arkat e Parmës do të shkojnë tre milion euro dhe bashkëpronësia e Biabiani (që në fillim të këtij sezoni luan me Parmën), për të siguruar gjysmën e kartonit të Marigas.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›