E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney dëshiron largimin,ndez Chelsean e Arsenalin

Edhe pse Manchester United ka konfirmuar se nuk do ta shesin Wayne Rooney, ky i fundit, sipas Sky Sports-it, dëshiron të largohet nga ‘Old Trafford’.

“Rooney beson se është në kulmin e karrierës së tij dhe nuk e ka ndërmend që të bëhet lojtar rotacioni. Ai e ndjen se nuk ka asgjë më shumë për të provuar pas nëntë sezoneve të suksesshme, por kjo është ajo që media raporton pretendimin, i cili interpreton deklaratat e klubit se ai në gjendjen e tanishme është në provë për sezonin e ardhshëm’, thotë gazetari i Sky Sports, Kaveh Solhekol.

Sipas, Solhekol, sulmuesi anglez, i cili nuk udhëtoi me ekipin në Tajlandë shkau i lëndimit, vazhdimisht ka qenë në kontakt me David Moyes në telefon, derisa ka shprehur zemërimin dhe zhgënjimin në lidhje me mënyrën se si është duke u trajtuar.

Ndërkohë, Arsenal dhe Chelsea kanë konfirmuar interesimin e tyre për ish sulmuesin e Evertonit./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›