E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter shumë pranë Wellington

Mesfushori i Sao Paolos Uellington është tashmë “i lirë” për të kaluar në Milano dhe kjo për shkak të shitjes përfundimtare të Felipe Melos tek Galatasaray.

Në momentin që turqit kanë blerë përfundimisht Melon, nuk interesohen më për lojtarin e dëshiruar edhe nga zikaltrit. Ndaj edhe trajneri i Interit, Walter Maxarri ka më të lirë mundësinë për ta sjellë në ekip mesfushorin.

Zikaltrit në këtë mënyrë do të kenë rrugë të lirë në tratativat për lojtarin, pasi Galatasaray e ka “të pamundur” të ketë në ekip Melon dhe Uellington. Kjo edhe për shkak të rregullit të federatës turke për lojtarët e huaj.

Transferimi përfundimtar i Melos është përmbyllur me një shifër prej 4 milionë eurosh, shumë të cilën bardhezinjtë do ta përdorin për të sjellë në ekip një prej obiektivave, Zuniga, Kolarov ose Diamanti. /indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›