E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi: Nuk flas për Guardiolën, flet klubi

Lionel Messi është paraqitur sot në një konferencë për shtyp. Ylli i Barcelonës ka folur për edicionin e ri të cilin e parashikon si të vështirë. I pyetur për deklaratat e fundit të Pep Guardiolës, Messi ka hezituar të flet.

"Mua nuk më takon të flas për Pep Guardiolën. Ai ishte një trajner i shkëlqyer për ne, për të tjerat flet skuadra. Edicioni i ri për ne do të jetë më i vështirë.

Në La Liga Reali do të jetë shumë i fortë, kështu që na pret një garë interesante. Në Ligën e Kampionëve, Guardiola do ta bëjë edhe më të fuqishëm Bayernin.
Sa i përket dilemës se a do të përshtatet Neymar, unë mendoj se këtu nuk ka dyshim sepse do të bëjmë një dyshe fantastike" deklaroi Messi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›