E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën Cazorla nga Arsenali?

Dështimi për të sjellur yje edhe këtë edicion nga Arsene Wenger mund të përsëritë ecurinë e largimit të yjeve nga Arsenali, siç ndodhi në vitin e kaluar.

Santi Cazorla mund të jetë ylli i radhës që mund të largohet nga Arsenali. Në drejtim të tij ka ardhur një ofertë tejet joshëse nga Athletico Madrid.

Drejtori i Athleticos, Miguel Angel Gil Marin ishte dje në Londër për të bindur Cazorlan për tu kthyer në La Liga. Athletico Madrid i ka bërë ofertë 17.5 milion funta Arsenalit për Cazorlan.

Largimi i tij mund të jetë afër pasi që vetë lojtari thuhet se pëlqen rikthimin në futbollin spanjoll./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›