E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney në New York Red Bulls

Nga Express më 14 janar 2011 në ora 20:16

Pas transferimit të sulmuesit Thierry Henry dhe mbrojtësit Rafael Marquez, skuadra nga Major League Soccer, New York Red Bulls ka angazhuar edhe Rooneyn.

Nuk bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, por vëllanë e tij të vogël, John. 20 vjeçari ka qenë në prova në SHBA, ku është munduar të bind skautë të klubeve nga MLS para se të përzgjidhet nga New York Red Bulls.

“Kam dashur të provohem në kampionatin amerikan. Ardhja në SHBA është hap para në karrierën time”, tha Rooney i cili erdhi nga skuadra e ligës së katërt angleze, Macclesfield Town.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›