Rooney vazhdon kërkimin e golit

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka insistuar se nuk brengoset që është ende në pritje të golit të tij të parë këtë stinor në Premierligë.
Rooney realizoi 35 gola për Unitedin në vitin e kaluar, por ende nuk ka hapur llogarinë në edicionin e sivjetmë të garave pas gjashtë paraqitjeve. 13 futbollistë të Unitedit kanë shënuar gola në këtë fillim stinori, por Rooney nuk është në mesin e tyre.
“Përderisa vazhdojmë të fitojmë, nuk brengosem. Nëse vjen, vjen. Kemi edhe futbollistë të tjerë që mund të shënojnë gola për ne”, deklaroi Rooney për Sky Sports News.