E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosela: Dua të jem si Jozefina Topalli

Share

Këngëtarja e re, Rosela Gjylbegu ka pohuar në emisionin e mëngjesit në Vizion +, se do të donte ti ngjante Jozefina Topallit, Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë. Kjo përgjigje ka ardhur pas ngacmimit drejtueses së emisionit për përfshirjen e saj në politikë dhe simpatisë që ajo ka për znj.Topalli.

Rosela ka thënë se do të ishte një nder për të nëse do ta krahasonin me Kryetaren e Kuvendit, një grua shumë e zonja dhe njëkohësisht po aq e bukur,- u shpreh ajo. Ndërsa sa i përket përfshirjes së saj në politikë, këngëtarja, e cila spikat për profesionalitetin e saj në muzikë, tha se: thjesht po punoj në një administratë, nuk e shoh veten në politikë; mendoj se jam ende e vogël- , ndërkohë që ajo zbuloi edhe disa nga planet e saj në muzikë, ku vlen të theksohet bashkëpunimi që ajo do të ketë më këngëtarin e njohur kosovar Sinan Vlasalliu.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›