E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Deklaratat e Berishës, çorodi e gënjeshtra. Ora e ndryshimit po troket fort

Share

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha dhënë para një grupi të rinjsh. Rama ka thënë se ato ishin veçse gënjeshtra dhe çorodi, ndërsa ka pohuar se ora e ndryshimit po troket.

Fjala e kryeministrit sot para të rinjve ishte një bllof i madh.Çorodi e gënjeshtra si përherë – turpëruese për shoqërinë tonë.Ora e ndryshimit po troket fort, ka thënë Rama.

Duke u ndaluar tek sistemi universitar, për të cilin Berisha është shprehur me superlative, Rama ka thënë se cilësia është shkatërruar.

Universitetet sot janë të mbingarkuara në dëm të cilësisë. Papunësia rinore përvit është më e lartë. Programi ynë rilind universitetet dhe ul papunësinë.

Rama ka shprehur në rrjetin social Twitter edhe mbresat e udhëtimit të tij në Preshevë, ku do të takojë shqiptarët e Luginës dhe do të promovojë librin e tij.

Drejt Preshevës. Rrafshinë e mbuluar me dëborë nën qiellin e bardhë dhe asnjë ndërtim buzë rrugës, as mes fushave, veç fshatrave të grupuar, shkruan Rama, duke hequr kështu një paralele me ndërtimet e çoroditura dhe vend e pa vend në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›