E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çili larg të dashurit, pranë miqve

Aleksandri, djaloshi që u bë i njohur vetëm sepse ishte i dashuri i këngëtares Çiljeta Xhilaga, edhe pse nuk është më në Shqipëri, gjithmonë është prezent në faqet e shtypit, përmes rrëfimeve të Çilit. E ndërsa kjo e fundit është në garën e “Dancing with the stars”, Aleksandri për shkak të largësisë nuk ka mundur ta ndjekë ‘live’, por siç është shprehur këngëtarja, ai ka ndjekur vallëzimet e saj në faqen e saj në facebook! Megjithatë, Çili e ndjen mungesën e tij jo pak, aq më tepër kur ajo del mbrëmjeve, apo është e ftuar në festa si në këtë rast. Gjithsesi, Çilit nuk i mungon shoqëria dhe miqtë, që nuk e lënë asnjëherë vetëm!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›