"Bashkim me PS, i Metes dhe Kocit"
Rozeta Rapushi
Anetare te forumeve drejtuese te Partise Socialiste kerkojne bashkimin e se majtes, duke mos perjashtuar zgjedhje te reja, per postin e kryetarit te selise roze dhe forumet e tjera. Nje prej anetareve te Asamblese Kombetare te PS-se, Maqo Lakrori ka pergatitur nje projekt-platforme per bashkimin e socialisteve PS, LSI dhe PS '91 ne funksion te fitores ne zgjedhjet parlamentare te ketij viti. Duke marre shtyse nga mbledhja e Asamblese Socialiste ne 22 nentor te vitit qe shkoi ne Elbasan, Lakrori paraqiti dje, nje platforme te plote per bashkimin e socialisteve te larguar ne parti te tjera si LSI dhe PS 91. Por bashkimi i socialisteve, sipas variantit te Lakrorit, ve ne pikepyetje qendrimin e Edi Rames ne krye te partise. Kjo pasi ne pikat e detajuara te platformes, qe botohet e plote nga gazeta "Koha Jone", theksohet se pas bashkimit te socialisteve dhe shkrirjes se partive LSI dhe PS '91, do te zgjidhet kryetari i ri i PS-se. Sipas platformes, Asambleja Kombetare realizon bashkimin e partive nen logon e PS-se, voton dhe shpall bashkimin e te gjithe socialisteve dhe shpall shkrirjen e LSI dhe PS'91me Partine Socialiste si dhe legalizimin e fraksioneve. "Miraton ndryshimet e domosdoshme imediate ne Statut dhe zgjedh kryetarin/kryetaren e PS te bashkuar", thuhet ne platforme. Motivi i bashkimit sipas Lakrorit duhet te jete vetem fitorja ne zgjedhje, per te cuar para vendin. "Ndarja e partive erdhi nga perplasjet e krereve per pushtet personal, nga pasurimi abuziv i disave me pushtetin e ushtruar ne emer te socialisteve dhe nga cdo e keqe tjeter, qe pjell egoizmi ekstrem", vecoi Lakrori. Sipas tij, bashkimi eshte i mundshem dhe puna e kryer deri tani per strukturimin e formacioneve zgjedhore nuk shkon kot. Perkundrazi, anetare te rinj do te vijne ne parti, strukturat elektorale do te fuqizohen e ridimensionohen dhe mbi te gjitha, bashkimi do te gjeneroje nje motivim shume te larte.
Projekt-Platforme per bashkimin e se majtes shqiptare te PS
Asambleja Kombetare e PSSH ne mbledhje, shqyrtoi arsyet dhe mundesite e bashkimit te te gjithe socialisteve shqiptare ne nje parti te vetme, permes nje procesi te hapur demokratik.
Ne percaktimin e arsyeve madhore qe diktojne bashkimin e socialisteve shqiptare, Asambleja Kombetare e PSSH, mban parasysh se:
1-Shqiperia eshte ne prag te anetaresimit ne NATO dhe pergatitet qe te kandidoje per anetaresim ne BE. Arritja e standardeve perkatese edhe me te larta, sipas te cilave funksionojne shtetet me te zhvilluara te planetit, kerkon me shume angazhim nga e gjithe shoqeria shqiptare dhe vecanerisht nga formacionet e saj politike. Rrjedhimisht, edhe pergjegjesia e socialisteve shqiptare per mbarevajtjen e procesit te integrimit euro-atlantik te Shqiperise, do te jete me e madhe se deri me sot.
2-Zgjidhja e problemeve ekonomike dhe sociale qe perjeton shumica e popullsise shton detyrimin e socialisteve shqiptare, per te korrigjuar efektet negative te qeverisjes se sotme, per te zbutur veshtiresite qe do te sjelle edhe ne Shqiperi kriza ekonomike globale dhe per te hapur nje perspektive optimiste zhvillimi ekonomik e social, per nje jete me te mire dhe dinjitet njerezor te garantuar, per cdo shtetas shqiptar, si brenda vendit ashtu dhe ne emigracion. Ne keto kushte, pergjegjesia e socialisteve shqiptare per ardhur ne pushtet, si mjeti i domosdoshem per veprim, eshte me e madhe se deri me sot. Socialistet, qe kane provuar se dine te qeverisin mire, mund ta arrijne kete nese fitojne zgjedhjet 2009.
3- Kosova eshte ne rrugen e konsolidimit te pavaresise. Shqiptaret ne Maqedoni luajne nje rol shume te rendesishem ne modernizimin e saj, shqiptaret ne Malin e Zi jane faktor aktiv ne levizjen e shtetit te tyre drejt NATO e BE dhe shqiptaret qe jetojne ne trojet e veta ne Serbi japin kontributin e tyre ne proceset demokratizuese te atij vendi. Nderkohe jane shtruar per zgjidhje probleme te tjera te trasheguara nga historia (si njohja dhe kthimi i pronave te shqiptareve ne shtete fqinje dhe te tjera). Ne keto kushte, edhe pergjegjesia e socialisteve shqiptare ne sherbim te interesave kombetare do te jete me e madhe se deri me sot.
Asambleja Kombetare e PSSH vlereson se motivi per bashkim, buron nga pergjegjesia e perbashket e socialisteve shqiptare para vendit, kombit dhe partnereve nderkombetare, e shtuar nga zhvillimet ne vend, ne rajon e me gjere. Baza parimore qe mundeson kete bashkim, eshte konvergjenca permanente e koncepteve, programeve dhe qendrimeve te te gjithe socialisteve shqiptare ne keto tre drejtime madhore te mendimit e te veprimit politik, edhe kur kane qene ne nje parti socialiste, edhe sot qe jane te shperndare ne disa parti socialiste.
Asambleja Kombetare e PSSH, veren gjithashtu se eksperienca e derisotme pozitive dhe negative, i ka bindur socialistet shqiptare se te bashkuar ne nje parti me vizion te qarte veprimi, organizim te fuqishem dhe demokraci te brendshme te garantuar, do te gjenerojne fuqine e domosdoshme politike qe kerkon dinamika e interesave madhore te vendit dhe te kombit tone.
II
Asambleja Kombetare e PSSH, e bindur ne dobine qe ka per interesat madhore te vendit dhe te kombit, i fton te gjithe socialistet shqiptare, anetare dhe jo anetare te PS, LSI dhe PS'91, qe te bashkohen ne Partine Socialiste te Shqiperise. Per realizimin e ketij bashkimi, ajo propozon:
(A) - Mbledhjen e Kongresit te bashkimit te socialisteve shqiptare ne PSSH, me pjesemarrjen e delegateve aktuale te Kongresit te PSSH dhe te Konventes se LSI, si edhe te perfaqesuesve te PS'91. Ky kongres:
1. Voton dhe shpall bashkimin e te gjithe socialisteve shqiptare ne PSSH. Paraprakisht shpallet shkrirja e LSI dhe PS'91.
2. Miraton ndryshimet e domosdoshme imediate ne Statut (plotesimet e tjera behen pas zgjedhjeve 2009). Ndryshimet imediate ligjerojne:
a -Bashkimin e AKS me KD te LSI dhe perfaqesues te PS'91.
b -Zgjedhjen e kryetarit / kryetares se PS te bashkuar.
c -Shtrirjen e bashkimit ne nivelet vendore te strukturave partiake dhe pershtatjen e
strukturave elektorale 2009.
d -Njohjen dhe garantimin eksplicit te se drejtes per organizimin e fraksioneve ne forumet perfaqesuese qendrore (mbi baze platformash te votuara drejtperdrejt dhe me mbeshtetje konsistonte nga anetaret e partise), si garanci strukturore per demokraci te brendshme, respektim te pakicave ne parti permes perfaqesimit te tyre te organizuar dhe kontroll e vetekorrigjim te qeverisjes socialiste.
e -Konkurrimin e hapur ne parti dhe ne komunitet per te percaktuar perfaqesuesit e PSSH ne listat e kandidateve per zgjedhjet parlamentare 2009.
f -Bashkimin e Forumeve Rinore dhe te Grave.
3. Miraton programin politik dhe elektoral te PSSH per zgjedhjet 2009.
(B) -Krijimin e Komisionit te Perbashket organizator te Kongresit te bashkimit. Ky Komision:
1. Perpunon elementet teknike te procesit te bashkimit
2. Pergatit projekt-tekstet e dokumenteve te Kongresit
3. Harton dhe shpall programin e hollesishem te veprimeve deri ne Kongres.
III
Asambleja Kombetare e PSSH fton per bashkepunim te menjehershem te gjitha institucionet drejtuese dhe anetaresine e PS, LSI dhe PS'91. Ajo beson se socialistet dhe mbeshtetesit e tyre, kudo qe te jene aktualisht, do te punojne per mbarevajtjen e procesit, duke nxitur drejtuesit perkates qendrore e vendore, qe t'i hapin udhe realizimit institucional te bashkimit. Asambleja fton gjithashtu opinionin publik qe te ndikoje pozitivisht ne kete proces, nga i cili do te kene dobi edhe pluralizmi ende i ri shqiptar dhe vete konkurrentet tane politike. Ajo eshte e bindur se procesi i bashkimit do te mbeshtetet fuqimisht edhe nga partneret politike te socialisteve shqiptare - PSE dhe IS.
Asambleja Kombetare e PSSH, shpreh bindjen se ky proces do t'u riktheje shpresen dhe besimin socialisteve dhe elektoratit te majte. Me shprese dhe besim te perterire e te shumefishuar, Partia Socialiste e Shqiperise do te mund t'i fitoje zgjedhjet 2009 dhe do te siguroje vazhdimin e misionit historik dhe vizionar, qe socialistet shqiptare kane ndermarre qe nga qershori i vitit 1991.