E Diel, 1 Nëntor 2026

Vejseli: Me Kosovën po luhet një politikë e errët

"Zvarritja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën ka nxjerrë në sipërfaqe aleancën e re me Beogradin, ku pikërisht në mënyrë të turpshme dhe të pamerituar Prishtina po mbahet peng për hir të Beogradit. Është shumë e qartë se me Kosovën po luhet një politikë e errët, ndërsa në anën tjetër jepen arsyetime të pabaza se bëhet fjalë për çështje teknike", ka theksuar Vejseli.

Sipas tij, injorimi i shtetësisë së Kosovës si një vend fqinjë u pa edhe me vizitat e presidentit kosovar Fatmir Sejdiu, i cili deri tani është pritur me disa protokolle private.

Ai nënvizoi se pushteti aktual që po vepron sipas parimit të njëmendësisë nuk po respekton vullnetin e popullit shqiptar në Maqedoni. Lidhur me shënimin e vijës kufitare, ai ka thënë se kjo çështje aspak nuk ka të bëjë me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Vejseli ka shtuar se kjo politikë e keqësimit të marrëdhënieve fqinjësore është në kundërshtim me parimet dhe përcaktimet e NATO-s, SHBA-ve dhe BE-së. /INA/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›