Roskovec, zbulohet sera me 500 fidanë kanabis, në pranga 46-vjeçari

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë këtë të enjte (13 prill) në Rroskovec të Fierit, i akuzuar për kultivim kanabisi. Nëpërmjet një njoftimi, policia bën me dije se sera u zbulua në fshatin Ngjeqar, ku në afërsi të liqenit të këtij fshati, ishin mbjellë në vazo rreth 500 fidanëve kanabisi.
Bimët narkotike u asgjësuan, ndërsa në pranga u vu 46-vjeçari me inicialet Sh. R., banues në Ngjeqar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/