E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkodër/ Me 13 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet shoferi 66-vjeçar

Një 66-vjeçar ka rënë në pranga të policisë teksa po tentonte të transportonte 13 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Sipas burimeve të policisë, i arrestuari me iniciale A. K u ndalua në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Beltojë”, ndërsa “në mjetin e tij tip “Huyndai” ishin pasagjerë 13 shtetas të huaj (nga Bangladeshi dhe India), të cilët dyshohet se  A. K. i kishte marrë në Sarandë dhe po i transportonte, kundrejt pagesës, në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me qëllim që ata të kalonin në vendet e BE-së”.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, mjetin së bashku me 2 aparate celulare, 22 000 lekë dhe 450 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›