Rossi kthehet për Euro 2012?

Giuseppe Rossi shpreson të jetë i gatshëm për Kampionatin Evropian ‘Euro 2012’, i cili mbahet në qershor dhe korrik të vitit të ardhshëm.
Sulmuesi italian muaj më parë pësoi një lëndim të rëndë, i cili do ta lë jashtë fushës së blertë për gjashtë muaj.
“Jam më mirë, po e vazhdoj rikuperimin dhe gjithçka po shkon në mënyrë pozitive. Shpresoj që t’ia dal mban për Euro 2012. Po punoj për t’u kthyer në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi futbollisti i Villarrealit për ‘Radio Kiss Kiss Napoli’.