E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Francë regjistrohet rasti i parë i arrestimit për perçe

Një nënë 32-vjeçare do të jetë femra e parë që do të burgoset në Francë, për shkak të refuzimit për heqjen e perçes në publik.

Hind Ahmas, mbajtëse e një pasaporte franceze, refuzon të pranojë legjitimitetin e vendimit të marrë nga një gjykatë në Paris më parë gjatë vitit dhe do të burgoset për 15 ditë.

Ajo u arrestua në mënyrë të përsëritur në kryeqytetin francez, duke shkelur ligjin që detyron qytetarët të mos mbajnë veshje që u fshehin fytyrën, për arsye sigurie.

Ahmasit nuk iu lejua e drejta e apelit, pasi ajo nuk shfaqi asnjë shenjë pendese dhe në gjykatë vazhdoi të paraqitej e mbuluar.

Megjithatë, asaj iu bë e qartë nga avokati i saj se nëse nuk do të pranojë kufizimet e ligjit në ambientet publike, atëherë përballet me mundësinë që të dënohet me dy vjet burg dhe një gjobë prej 30 mijë euro.

Gruaja, e cila ka refuzuar të paguajë një gjobë prej 100 euro për këtë shkelje, ka sfiduar vendimin e gjykatës franceze, duke pretenduar se do ta dërgojë çështjen në gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›