E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rourke: Kam menduar te vras veten

Mickey Rourke ka bere nje deklarate shokuese, kur ka rrefyer se ka tentuar te vrase veten.

Ai eshte shprehur per “Maxim” se ka pasur nje te kaluar aspak te lumtur, te dominuar nga deshira per t’i dhene fund jetes.

Gjithashtu, aktori ka treguar se ka pasur ndermend te vrase edhe njeriun qe perdhunoi ish bashkeshorten e tij, Carrè Otis. Ka qene nje prift ai qe e ndihmoi te largoje mendimet e keqija te vetevrasjes.

"The Wrestler" qe ka realizuar se fundi, mbetet per aktorin filmi me i veshtire, por edhe me i rendesishmi. Ai ftoi kengetarin Bruce Springsteen per te krijuar kolonen zanore te filmit.

Nderkaq, Rourke do te nise xhirimet e filmit “13”, nje rikrijim i filmit franko-gjeorgjian, “Tzameti”, por ne variantin anglisht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›