E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keanu Reeves, rrezohen akuzat e paparacit

Aktori Keanu Reeves eshte shpallur i pafajshem per akuzat e ngritura ndaj tij nga nje paparac.

Ai kishte thene se ishte goditur nga makina e aktorit, por nje gjykate ne Los Anxhelos tha se Reeves nuk ishte pergjegjes per ngjarjen.

Fotografi Alison Silva kishte ngritur nje padi civile ndaj aktorit te “Matrix”, duke pretenduar se ishte rrezuar ne toke dhe ishte plagosur ne kyc marsin e kaluar, ndersa perpiqej te fotografonte Reeves, qe ishte duke u larguar me Porsche-n e tij ne nje zone ne Los Anxhelos.

Silva kishte kerkuar mbi 640 mije dollare per demtimin e pesuar dhe per te paguar faturat mjekesore. Por akuzat jane hedhur poshte nga gjykata.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›