E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rourke përgatitet për film

Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 08:57

Gareth Thomas u ndoq të dielën me vëmendje nga ylli hollivuadian, Mickey Rourke, derisa në Millennium Stadium, në Kardif të Uelsit, po shënonte kthimin e tij në fushën e ragbit. Kjo, ngase Rourke duket se e ka marrë shumë seriozisht rolin e ragbistit homoseksual, që do ta interpretojë në filmin e tij të ri.

Pas ndeshjes, aktori e ka vizituar Thomas edhe në dhomën e zhveshjes, ku ka biseduar gjatë me ragbistin legjendar uellsian, Gareth Thomas.

Rourke (58) do të luajë rolin e Thomas (36) në filmin që flet për jetën e sportistit uellsian, i cili është deklaruar publikisht se është homoseksual.
“E pranoj se duhet të arrij një formë të mirë dhe se për këtë do të më duhet shumë punë”, theksoi Rourke pas takimit me Thomas - i cili është plot 22 vjet më i ri se aktori.

Rourke gjithashtu pranoi se po has në vështirësi në përvetësimin e aksentit uellsian, ngase me këtë aksent nuk është “përballur më herët”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›