E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rozafa shqiptare smbetet peng i Rames

Miti i lashte i Rozafes i vellezerve te gjakut te Arbrit qe ngrinin me mundim prej Sizifi muret e kalase per te gjalluar pjella farefisi kombi dhe ardhmeria por qe ia shembnin tinezisht grabitqaret neteve eshte i njohur ne qyteterimin boteror sa dhe nje noveliste e famshme si Margaret Jursenar ka shkruar e mrekulluar ne respekt dhe dashuri per te. Per kete mit origjinal ne forme permbajtje dhe mesazhet filozofike qe percjell ne kohera jane shkruar pikturuar dhe frymezuar vepra artistike dinjitoze monumente te sakrifices shqiptare per te ardhmen. Keto sakrifica njerezore shembullore shkojne deri ne flijimin sublim te gruas-nene ne emer te vazhdimesise se bijve me kushtin qe prej hapesirave te perandorise se vdekjes te kishin mundesine ti sherbenin bijve te gjalle me qumeshtin e gjirit dores dhe kembes se pa murosur. Kjo legjende-himn per qumeshtin e gjakut te arbrit eshte deshmi e moralit te paster tradicional per vazhdimesine e jetes se brezave qe nje popull i lashte i jep botes se qyteteruar per te jetuar ne paqe harmoni dhe pune te ndershme ndertimtare ne hisen e tokes dhe diellit qe ia kane lene trashegim e amanet te paret e fisit. Rozafati modern shqiptar Shqiperia e sotme demokratike po mekon ne qetesi dhe normalitet me qumeshtin djersen dhe etnopsikologjine kombetare zhvillimin prosperitetin harmonine bashkepunimin dhe bashkejetesen midis vellezerve dhe kunatave partive duke shfaqur para partnereve euro-atlantike moralin bashkekohor te paqes bashkejeteses pluraliste dhe punes me ndertimin e Rruges se Kombit anetaresimin ne NATO integrimin ne Evrope fitimin e vizave per levizjen e lire te qytetareve ne zonen Shengen etj. Per fat te keq ky mit dhe ritual monumental elitar u shperdorua dhunshem u kthye per se prapthi nga zilia u permbys ne menyre te pazakonte nga etja per pushtet gjeme e kob qe ndodhi jo naten por ne pike te dites para syrit te kamerave gazetareve dhe diplomacive euroatlantike fyt-a-fyt me keshillat e tyre urtake per te hequr dore nga demon-stratat dhe fjalori ndersyes vrastar qe lidershipi i opozites se perbashkuar dhe perbetuar Rama perdori dhe perdor dere me dere mbolli dhe mbjell fshat me fshat qytet me qytet duke bllokuar ekonomine bizneset private nyjet nevralgjike te komunikacionit dhe jeten normale te njerezve te thjeshte. Keto grishje te zeza realizuan sulmin kriminal per jete a vdekje me tre-katerqind skiftere e korbece te sponsorizuar dhe droguar ne menyre selektive qe masakruan dhe masakrojne ritmikisht qetesine paqen dhe prosperitetin e Tiranes qe shkulen pllaka e gure kangjella e tabela kallen ne zjarr dhe flake makina e peme dekorative arriten deri sa te hidhnin si leckurine vete simbolin kombetar Flamurin shenjterine kuqezi goditen e masakruan Keshillin e Ministrave Policine e Shtetit dhe Garden e Republikes jo se u kishin zene rrugen e Allahut por se su hapen rrugen e djallit per te pushtuar zyren kryeministrore. Dashamiret dhe miqte tane ne NATO BE etj. sipas moralit te bashkejeteses ne shoqerite e hapura respektit te ndersjelle dhe harmonise globale perpiqen nga jashte te na behen krah te ngreme Rozafen tone Shqiperine madje me kosto financiare per taksapaguesit e vendeve te tyre bujare por qe per fat te keq nje pjese e gjakut tone idhnak ne opozite e shemb me urrejtje bizantine nga brenda trullosur nga mendesia prej gladiatori e lidershipit te se majtes Rames me aksione paramilitare paraqytetare dhe parapolitike. Historia tradicionale shqiptare deshmon se njeriu i mire patrioti i ndershem per me teper politikani vizionar ecen perpara kohes se vet i mencuri krahas saj ne cdo rruge qe mundet dredharaku perpiqet ta shfrytezoje per shtat te interesave te vogla meskine kurse i papergjegjshmi e ze rrugen kryq shtrengon si vezme dhe kollan moralin e shkaterrimit cka Zanat e Mira mitike nuk ia dhane paraardhesve tane Mujit me Halilin heronjve legjendare te Eposit te Kreshnikeve qe u mekuan prej tyre vetem me fuqi ndertuese ta ngrinin gurin per te bere themele e mur cati e oxhaqe jo flakeruar si hobe shkaterrimtare. Me cqumesht e mekoi lidershipi i opozites se perbetuar Rama pararojen e demon-struesve te tij ketyre kamikazeve te demokracise ne diten fatale te 21 janarit 2011. Raporti ne me vetveten perballe raportit te huajt me ne per fat te keq perben nje ekuiliber te permbysur ne menyre agresive e te njeanshme nga kaloresit fytyrevrerosur te opozites frymezuar nga strategjia leniniste dy hapa para nje hap mbrapa krejtesisht jashte e ne kundershtim flagrant me te verteten dhe realitetin bashkekohore shqiptar te certifikuar ne vazhdimesi preja nderkombetareve. Kjo kakofoni Kasandrash kjo celule paramilitare qe pesoi dhe meritoi fatin e bretkoses e cila donte te behej sa nje ka per fatin e mire te vendit dhe shqiptareve mbeti e mbetet e izoluar nga elektorati i ndershem socialist pasi ka si moto levizese psikologjine komuniste kolektiviste nuk shfaqet ne vlera individualitetesh te vecante ne moral ndertimi e harmonie por si shumesi hunjsh guresh e bombash Molotov presionesh populiste ne emer te popullit opozitar sloganesh te marra hua nga filozofia percarese me klasa antagoniste e eterve ish-bllokmene e diktatore. Kjo fryme antiRozafe antidemokraci antiinstitucione antielektorat dhe antiShqiperi eshte nje lloj veteshkaterrimi absurd kthyer ne nje sindrome te rrezikshme prej nje grushti individesh te telekomanduar qe se kane per gje te bejne harakiri politik te tipit Balla Sterkaj Tahiri Prenga Shalesi Beqaj etj. qe vringellijne tehun e hunjve gureve e bombave Molotov fjaleve si plumba qorr te lsquo97-s alias 21 janarit 2011 ne sallen plenare te Kuvendit te Shqiperise kesaj ode elitare te etikes civile edukates qytetare dhe dialogut politik teksa promovojne spektakle horror. Mencuria shqiptare keshillon Bota ndahet lehte nga ata qe kane filluar te ndahen prej saj gje qe verehet acik ne izolimin e shtabit luftarak te opozites se perbetuar te 21 janarit nga diplomacite kancelarite euroatlantike dhe institucionet nderkombetare. Keta kalores te anarkizmit dhe destabilizimit nuk e kane per gje te shkulin nga Rozafa shqiptare gure llac e tulla te shembin rruge e ura muret e Shqiperise moralin e shendoshe te kohes integrimin euro-atlantik te vrasin imazhin e Shqiperise dhe besimin e shqiptareve per te realizuar kauze-krizen qe ekziston vecse ne mendjet e tyre te semura nga ethet e pushtetit. Keto zera per fat te mire mbeten thirrje ne shkretetire te tipit guerilas Rama-Ruci-Gjinushi-Ngjela-Dule-Ndoka klithma histerike per mobilizim rezervistesh kontingjente te krimit per dhune gjak te vrare djegie permbysje kryengritese pushteti legjitim urrejtje ndaj partnereve strategjike euroatlantike etj.

Keto thirrje per fat te keq ushtojne sot kur ne kemi neper bote plot djem e vajza bij e bija intelektuale shkencetare poete ushtarake kineaste studente elitare kengetare diplomate emigrante misionare te fese turiste politikane sportiste piktore dhe kandidate per Nobel qe kryejne misionin e ambasadorit te devotshem per interesat kombetare mbareshqiptare. Sa pa baze dhe themel antishqiptare dhe antikombetare tingellojne sot klithmat alarmuese te lidershipit opozitar Rama kur paralajmeronte nderkombetaret per valen njemilioneshe te shqiptareve te papune qe do te mesynin sheshet e Evropes mbas liberalizimit te vizave. Shqiptaret udhetojne sot kudo neper bote plot dinjitet dhe krenari kombetare duke i deshmuar qyteterimit se nderi tyre eshte tradicionalisht ne sofren e mbrojtesit te krishterimit Skenderbeut Nene Terezes Kadarese etj ku mirepriten si te barabarte. Per fatin e keq vellai i tyre i gjakut kryetari i PS Rama perpiqet ti largoje dhe shmange pabesisht kerkon tu flijoje levizjen e lire ne emer te babezise per pushtet personal. Arritjet e Shqiperise ne vitet e qeverise demokratike qe nuk jane vetem te PD-se dhe Sali Berishes e trembin Ramen me korin e tij te kukuvajkave. Keta lolo te politikes klounade hidhen sa ne njeren dege ne tjetren here mbrojne kushtetuten here e hedhin poshte ate here motivojne industrializimin e vendit here natyren e virgjer ushtrojne presion pertej se majtas dhe te djathtes here duan rruge here i anatemojne ato here e duan SHBA-ne here e bejne lanet here lincojne dhe here jargaviten per dashuri teksa marrin nen sqetull Prokurorine e Pergjithshme SHISH-in dhe Presidentin e vendit duke i kompromentuar dhunshem ne misionin qe kane deshmi e nje makiavelizmi te neveritshem. Rama eshte bere sot ambasadori i se keqes kasneci i djallit qe lyp udhekryqeve te Brukselit dhe Strasburgut vasale ogurzinj per ti bere gjemen popullit te tij sic ndodhi se fundmi ne shoqerine e Viktor Boshtinaru njohur per qendrimet antishqiptare ne mosliberalizimin e vizave e ortakeri te tjera te tipit alla Dick Marty. Vellazeria Rama-Boshtinaru ne shoqeri me shqytarin komik Erion Veliaj u munduan te kthenin se prapthi rroten e historise per Shqiperine por plasen si flluska kobezeza si cibane qelbi dhe gjaku propozimet antishqiptare te mikut rumun te Rames eurodeputetit Viktor Boshtinaru Ndoshta do te ishte mire qe te shtrengohej situata duke shkuar deri ne heqjen e liberalizmit te vizave gje qe do jete shume e ndjeshme per qytetaret. Perpjekjet e te vetmuarit haxhiqamilit shqiptar Rama dhe rasputinit rumun socialdemokratit Viktor Boshtinaru nuk dhane rezultatet e deshiruara sipas arkitektures se zeze opozitare pasi Rama mbeti pas deres se mbyllur te KE-se plasi si korbi ne zhegun e gushtit kur komisioneri Fyle ky mik i madh i shqiptareve i deklaroi PS duhet te jete nje parti demokratike dhe jo opozite jo demokratike. Eurodeputetet e kuptuan qellimin antiRozafe te lidershipi krizoman te opozites ndaj e braktisen e lane fillikat fytafyt me bojkotet qe i leshon si lopa bajgen. Vreri qe Rama shperndau si miell te mykur me tepri ishte nje mjegull qe nuk i mbuloi dot pamjet e bukura dhe te verteta qe kanalet prestigjioze nderkombetare si BBC CCN ABC Euronews etj. shpalosin per mrekullite shqiptare ku ftojne vizitore e mbare globit per ti shijuar. Pikerisht keto bukuri dhe miresi e vrasin lidershipin opozitar sepse e largojne nga pushteti nga karrigia kryeministrore qe i fanepset cdo nate ne enderr. Opozita ka veshur uniformen e kamuflazhit kthimit te besimit ne mosbesim te zhvillimit ne prapambetje te mbaresise ne fatkeqesi te transparences ne mjegullnaje te paqes ne beteja te denja per stane ujqerish. Ramen e vret mbaresia e ekonomise dhe turizmit shqiptar prestigji dhe pesha specifike politike gjithnje ne rritje e vendit ne rajon dhe me gjere imazhi pozitiv i Shqiperise prandaj qahet e qurravitet amplifikon sharje pa fund shpif si qymyri qe edhe po se dogji dicka e nxin dhe sterron leshon denoncime dhe pretenca monstruoze indulgjenca te dhuruara nen menge nga ndrikulla e prokurorise etj. Keto dukuri alogjike per demokracite funksionale jane kthyer ne refren te pazar-politikes se opozites ne strategji ogurzeze per te shembur Rozafen tone Shqiperine Demokratike vrare moralin e punes besimin mundesine e ringritjes si zogu Feniks. Syte e shpures se Rames shohin vetem ters gjeme e gjak shkaterrim dhe kob prandaj jane te frikshem ne gjerat qe deshirojne dhe thone.

Fale Zotit miqte tane euro-atlantike besojne mendojne dhe veprojne ndryshe frullise antiRozafe te lidershipit opozitar. Ato deshmojne per Shqiperine dhe shtetin e saj nje ndjenje miresie gezimi dhe motivimi qe mund ta kene vetem personalitetet qe e duan njeriun punen dhe lumturine e te tjereve. Ata urojne Pune te mbare sepse shohin qe kemi mbaresi thone Suksese se shohin buzeqeshjen tone optimiste per te ardhmen keshillojne te mos qahemi per me teper te mohojme arritjet dhe vetveten. Na mbeshtesin te bejme gjera te mira dhe vepra te dobishme per veten dhe femijet tane te ngjallim besimin te vrasim ndjenjen e humbjes dhe disfates te mbjellim drejtesine tek institucionet kushtetuese te shtetit. Miqte tane euroatlantike SHBA BE dhe KiE na motivojne qe te mos baltosim vellai-vellane se eshte si te lahemi me llum per me keq akoma te marrin furcen e zeze te mohimit per te lerosur faqen e bardhe te Shqiperise Dheut te Atit dhe Memes. Dhente Zoti keto thirrje miqesore te arsyeshme te bien ne veshin e kaloresve zemerake opozitare ne ushten e te cileve eshte kryqezuar dyshimi mosbesimi demon-strata dhe etja e shfrenuar per pushtet. Koha eshte te punojne vellazerisht te besojne dhe veprojne ne ngritjen e Rozafes tone pergatitjes se zgjedhjeve te 8 Majit. Zoti e kthjellofte opoziten qe te marre pergjegjesite kushtetuese te behet krah ne mbrothesine e Rozafes sone moderne Shqiperise Amen

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›