Njeriu beson me shume ate qe shikon
NgaTEODOR LACO
Duke e cmuar kete thenie si nje nga urtesite me te vyera te shoqerise njerezore ne keto dite kur pas nje deklarate arrogante te konsullit grek ne Korce ka nje sensibilizim te mirepritur te opinionit intelektual kunder fosileve te nje mendesie qe fle dhe zgjohet te Korces greke mendova disa nga rastet e ndeshjes sime me keto mendesi. 1. Si tia bejme qe endrrat te mos i shohim shqip Fshati im Dardha e Korces ndodhet jo me larg se 5-6 kilometra nga kufiri grek. Ka qene nje fshat historikisht ortodoks madje sipas gojedhenave eshte themeluar rreth fundit te
shekullit te XVII nga ata qe kundershtonin ndryshimin e fese. Sipas Enciklopedise greke Pirsos vellimi 10 ai percaktohet si fshat shqiptar ne veri te Kosturit. Shkolla greqisht eshte hapur ne vitin 1773. Shkolla te tilla jane hapur me vone edhe ne pak fshatra te tjera te zones se Devollit. Deri ne vitin 1917 kur u hap shkolla shqipe ne periudhen e shkurter te Republikes Autonome te Korces qe shpalli Themistokli Germenji. Per rreth 150 vjet dardharet mesonin greqisht por vazhdonin me kokefortesi qe femijeve qe ne djep dhe vete deri ne frymen e fundit te flisnin shqip. Greqishtja iu duhej pak a shume sic iu lypset shkollareve te sotem anglishtja. Sepse shqipja ende nuk shkruhej dhe dardharet e mi pervec qe iu duhej ajo gjuhe sepse si druvare me nam jo qymyrxhinj ata kishin pushtuar me sharrat e tyre me uje me te mirat per kohen gjithe pyjet e Greqise Veriore ku pergatisnin qereste per kantieret e anijeve dhe deri tek drute e zjarrit. Nuk mund te quheshin mergimtare sepse gjate dimrit ktheheshin prane grave e femijeve te tyre. Ishin fise zanatcinjsh sezonale. Gjyshi im qe quhej Todo si une e kishte sharren ne Karafer sic quhej ne kohen e Perandorise Osmane Veria e sotme. Pasi punetoret medites maqedonas ia rrembyen te dy djemte ne pyllin ku i mbanin lidhur im ate qe ishte vetem 16 vjec arriti tiu ike gjate nates kurse vellai la sharren dhe u kthye. Nderkohe koha e sharrave dardhare ne Grepi po perendonte. Sepata proverbiale e dardharit sishe me pune. Ishte hapur kurbeti i Amerikes qe brenda 30 vjetesh nga nje fshat me rreth 1500 fryme e rrudhi ate ne 500 fryme. Por eshte pak te thuhet se dardhareve dhe fqinjeve te tyre ne Sinice e Qyteze greqishtja iu duhej vetem si gjuhe per profesionet e tyre. Ishte shume me teper se kaq. Shkollen ata e donin greqishtja ishte gjuhe e kultures kurse mesuesit e saj midis te cileve ka bere emer Isidor Glozheni paraardhes i familjes se mirenjohur per tre breza te mjekeve me kete mbiemer ishin po nga Dardha te mesuar ne Zosimea apo gjetiu. Megjithese ne shkolle u mesonin femijeve allfavita ne shtepi ne kishe ne kafene vazhdonin ta mbanin te paster shqipen e tyre me ato trajtat kl dhe gl klishe gluhe etj. te ngjashme me dialektin qe flitej ne Kaoni apo amerine e sotme. Prej Sulit te saj e kishin prejardhjen disa fise te fshatit. Goje me goje tregojne se njeriu me i zemeruar nga kjo kokefortesi gjuhesore ishte dhespoti i Kosturit apo i Kastorias sic e quajne ata qytetin e famshem per prodhimin e peliceve dioqeze prej se ciles varej kisha e Dardhes. Te mos harrojme se kjo ndodhte ne kohen kur Greqia e Veriut si dhe Shqiperia ishin nen Perandorine Osmane. Pervit me 15 gusht per festen e Shen Merise dhespoti vinte e meshonte ne kishen e Shen Gjergjit dhe pervit iu thoshte burrave te fshatit te njejtat fjale Sa here iu kam porositur te hiqni dore nga kjo gjuhe e mallkuar dhe te flisni ne gjuhen e Perendise ne greqisht Atehere plaku Makri Vishnja nje burre vigan qe qe kryeplak sa ish i gjalle i pati thene Mire e ke Hiresi po si tia bejme qe endrrat i shohim shqip E ben dot qe edhe ato ti shohim greqisht Kjo pergjigje e thekur me nje ironi te hidhur i pat djegur keq dhespotit dhe ai i pati nemur Placi ne vend kur sdoni te beheni njerez
2.Ushtria greke
cliroi qytetin e saj
Ishte nje synim i shprehur qarte. Sot me daten 22 nentor 1940 ushtria greke cliroi qytetin e saj te Korces. Keshtu fillonte komunikata qe komandanti i garnizonit qe mbeti ne qytet iu kerkoi ta firmosnin keshilltareve te Bashkise te zgjedhur ne vitin 1938. Kishte ndodhur keshtu Pas rreth tri jave nga sulmi italian kunder Greqise sulm qe nga trupat tokesore u be nga territori yne greket arriten ta stabilizojne frontin e jugut ne brigjet e lumit Kalamas dhe u hodhen ne mesymje ne zonen verilindore ne Korce e Kolonje ku terreni malor ishte ne favor te tyre. Brenda nje jave fronti italian u thye dhe greket u gjenden ne portat e Korces. Italianet u terhoqen drejt zones malore te Pogradecit dhe ne lartesite e Ostrovices. Greket hyne ne qytet dy dite pas terheqjes se italianeve cka duket se e la te pakenaqur komanden e tyre meqe spati ndonje informator qe ti njoftonte se ne qytet nuk kishte trupa. Ne dy ditet e mbetura pa pushtet keshilltaret e Bashkise moren ne dore mbajtjen e rregullit ne qytet. Sapo u vendos komanda e garnizonit komandanti i saj nenkoloneli Theodhoraqis i mblodhi keshilltaret dhe u kerkoi te firmosnin bashkerisht komunikaten qe e citova. Keshilltaret kundershtuam prere. Qe kur u be Korca qyteti juaj Tre vjet me pare ne festimet e 25-vjetorit te pavaresise konsulli juaj na pershendeti dhe ckonsull paska qene ai Seferisi poet qe mori Nobel Sigurisht kishte nje minus xhupin. Pra pavaresia ishte feste edhe e qytetit tone. Ne mund ta firmosim por pa ate peremrin e saj. Thjesht cliroi qytetin e Korces meqe fashizmin e kemi armik te perbashket. Kete fakt e kam hasur se pari ne nje reviste te Studimeve Historike te vitit 1961 me autor V. Meksin. Me vone takova njerin nga protagonistet Vasil Balli quhej. Vasili ka qene nje personazh i vecante. Fill pas vendosjes se pushtetit te nacionalclirimtareve e nuhati qe hapi i pare qe do benin komunistet ishte shtetezimi i prones dhe e dorezoi vete fabriken e tij te lekureve. Per kete veprim e moren me sy te mire dhe e lane kryeinxhinier te saj. Ndonese kish bere shkolle ne Greqi ai ish nje dardhar i mekuar me shqiptarizem. Ne fillim te viteve 70 me tundonte fort si terren per nje roman pikerisht lufta italo-greke prej se ciles ishin fiksuar ne kujtesen time si femije bombardimet e fshatit tone ne malet e te cilit ishin bere perleshje trup me trup aq sa tregonin se perrenjte ishin plot me kufoma. Trillimi artistik nder te tjera do te mpiksej edhe me ngjarje te verteta prej te cilave episodi me etiketimin qytetin e saj ishte nje nga me intriguesit. Por ku i dihej nese kjo kujtese nuk cenonte konjukturat politike te momentit Pyeta dhe me thane qe kjo nuk qe e pranueshme. U pezmatova dhe e lashe te vegjetonte brenda meje kete teme deri ne vitin 2007 kur isha ambasador ne Moske. Lexuesi kureshtar mund ti gjeje keto ndodhi ne romanin tim Mjegull fq 261 e me tej botim i Tirana Times 2009.
shte e kuptueshme perse po e permend. Per fat te keq metimet shoviniste shpesh kane perfshire edhe qarqe zyrtare.
3. Tregtari i televizoreve
dhe mbishkrimet ne qoshet e mureve.
Historine e dhespotit dhe kryeplakut te Vishnjes ia tregova ne veren e vitit 93 nje tregtari grek qe ma solli per vizite ekonomisti Viktor Hykollari me te cilin kishim punuar ne Kinostudio. Ate vit ai kishte hapur nje dyqan ne Rrugen e Durresit ku tregtonte elektroshtepiake kryesisht televizore dhe greku ishte furnizuesi i tij. Me pyeti ne telefon nese mund ta sillte per nje vizite ne Dardhe dhe une skisha ndonje arsye per ta refuzuar. Qellimi i tij kuptohej lehte ai desh ti tregonte ortakut te vet se kishte edhe miq qe ishin deputete. Greku shoqerohej nga i biri i cili mbante varur ne qafe nje aparat fotografik profesional. Sa nisem ecejakun tone neper rruget me kalldrem atij i rane ne sy figurat e shenjtoreve rozetat dhe mbishkrimet ne guret e qosheve te shtepive te vjetra shumica prej nje shekulli dhe me shenja gjoja te fshehta i tha te birit ti fotografonte. Bera sikur nuk vija re. Djaloshi ishte entuziast per zbulimin e tet por meqe sbente dot pa rene ne sy me pyeti nese mund ti fotografonte. Sigurisht- i thashe. Bile do te coj tek nje cezme lugu i se ciles - shurupuq i themi ketej - eshte greqisht. Po te kishit ardhur nje vit me pare do te te coja ne varrezat e fshatit dhe aty kishte goxha kryqe greqisht te atyre qe kane vdekur rreth njeqind vjet me pare por tani varrezat i kemi shperngulur familjet kane vene kryqe te reja. Megjithate varrezat do ti vizitojme aty kam gjyshin dhe gjyshen. Kryqin nuk ua kam nderruar por ai eshte ne shqip se ata kane vdekur rreth vitit 30. Ne varreza ne te shoqerise Shpresa kemi bere nje memorial ne formen e nje flete te hapur ku jane shkruar gjithe mbiemrat e familjeve dardhare sepse kur beme shpernguljen shume fise ishin te shuara ose te humbura ne kurbet. Memoriali eshte goxha i madh zoteron gjithe varrezen. Greku u be kureshtar dhe une nisa tia lexoja mbiemrat me ze Boci Gjino Konda Laco Thimo Zengo Llaci Velo Melovano Kolovano Skendi Suljoti Gjerazi Comi Poro Ai degjonte i heshtur dhe pak nga pak ngrysej.
-Sa mbiemra te ngjashem me tuajt gjetet- e pyeta.
-Nje duket- tha.
- Nje ne 121 mbiemra- i thashe. Une nuk fola fare kur fotografonit guret e qosheve megjithese e kuptoj qellimin. Shkaku eshte i thjeshte ata gure jane gdhendur kur shqipja nuk shkruhej dhe gjuha juaj ishte e vetmja me te cilen fshataret e mi mund te shkruanin muajin e ndertimit dhe kushtime te tjera per shenjtoret. 150 vjet ketu e mesuam deri ne perfundim te shkolles fillore gjuhen greke sepse nuk mund te mbeteshim qorra pa libra e pa teftere por nuk u beme greke sic e pe edhe nga mbiemrat. U ndame miqesisht fundja per biznesin atij nuk i duhej fare Vorio Epiri
4. Pse mu zemeruara mikpritesi.
Ne veren e vitit 1986 hyra per here te pare ne token e Elladhes. Sipas nje marreveshjeje kulturore ne Athine do te behej nje jave e filmit shqiptar. U derguam bashke me aktorin Bujar Lako qe asokohe ishte ne shperthimin e talentit te tij. Dilja jashte shtetit pas 13 vjetesh ndoshta i pare si i pasigurt sepse edhe leja nga Ministria e Brendshme me thane se kish vajtur nje leter per pasigurine time mu dha pas nderhyrjes dhe garancise se drejtorit Viktor Gjika. Ne mungese te nje institucioni te centralizuar shteteror per kinematografine sic ishte Kinostudioja jone organizator dhe mikprites ishte Arkivi i Filmit qe drejtohej nga Theodhor Adamopullos. Zyrtarisht ishte nendrejtor sepse formalisht drejtore a presidente ishte nje plake e pasur qe jepte donacione te majme. Filmat tane shfaqeshin ne nje kinema modeste por ne afersi te qendres. Kureshtja ishte e madhe por komentet fare te kursyera. Vetekuptohej perse. Politizimi ne filmat tane ishte i pakuptueshem per ta. Me te afruar e dashamires u treguan 3-4 arvanitas nga periferia e Athines ku jetonin ne ngulitje te vjetra dhe qe cuditerisht flisnin nje toskerishte me te kthjellet sesa arbereshet e Italise. Pritja ishte e ngrohte bujare mund te them sepse per nate jepeshin darka zyrtare ku shpenzoheshin pa kursim parate e shtetit nga 15 a 20 kineaste e gazetare. Ne rrinim deri ne oren 12 pastaj me nje shenje te ambasadorit Ksenofon Nushi coheshim. Mikpritesit dukej se e gdhinin kurse ambasadori yne na ruante nga ndonje lajthitje prej recines qe pinim. Ne darken e percjelljes ajo ishte me e madhja befas Adamopullosi me te cilin kishim mbajtur marredhenie te hapura e miqesore qe rrinte ne tryeze perkrah meje dora-dores qe shkonte ora zymtohej e behej i heshtur. Me kot perpiqesha ta shkeputja nga ajo apati dhe ftohje. Kishte ndodhur keshtu Gostijaret ate nate ishin teper kureshtare per Shqiperine dhe artin e saj dhe benin pyetje pas pyetjeje. Une kisha perkthyes nje punonjes te ambasades qe quhej Agur dhe qe ishte aty prej 7 vjetesh. Pyetjet i kuptoja pa zor fundja ato lidheshin me emra konkrete si Kadare etj. dhe pergjigjesha pa pritur perkthimin e Agurit te cilit i mbetej te perkthente vetem pergjigjet e mia. Ky informacion i imi per gjuhen i huajtur me shume nga kenget greke qe i kendonim pa dert ishte ai qe e pat ngrysur mikpritesin Adamopullos. Me ne fund vendosa ta shkokloj kete sjellje dhe e pyeta mos valle kishim bere ndonje gabim Sigurisht Theodhor sepse tere kete kohe ti me ke genjyer tha. Ku si e pyeta i befasuar. Sepse ti je grek nga Vorio Epiri por te kane urdheruar te mos e pranosh. Po pse beson se qenkam grek i thashe. Po ja vete me the se je nga nje fshat 5 kilometra larg kufirit. Greqishten e di por nuk do ta flasesh. Je ortodoks si une dhe kemi te njejtin emer qe i perkthyer nga greqishtja do te thote dhurate nga Zoti.
Greqisht kuptoj pak nga kenget qe me pelqejne kurse sa per emrin edhe Dostojevski kishte kete emer kurse ne Amerike ka qene Teodor Drajzeri dhe nje president i shquar Teodor Ruzvelti. Mos valle edhe ata kane qene greke iu pergjigja. Nuk e di ne u bind prirem te besoj qe jo por e kujtova per te thene nje te vertete te hidhur. Ndonese rrallehere ka ndodhur qe te artikulohet si politike zyrtare te pakten kjo ska ndodhur ne gjysmeshekullin e shkuar dhe marredheniet e dy shteteve kane qene pa te cara serioze endrra e Megalidhese Vorio Epirit dhe pasionet shoviniste jetojne jo vetem tek qarqe te caktuara ekstremiste te majta e te djathta - kujtojme vetem mesymjen vrastare ne Peshkepi nga pjesetare te organizates terroriste Mavi - por rri e tulatur edhe ne ndonje mendje intelektuali.
Kete histori pata rastin tia tregoj komisionerit per minoritetet te KiE Van der Shtul ne vitin 93. Ne ato vite ai vinte shpesh ne Shqiperi. Na kishte ftuar per nje bisede me te paharruarin Ali Spahia Namik Doklen dhe une si kryetare te tre grupeve parlamentare te legjislatures se viteve 92-96. Mua me takonte te flisja i fundit si kryetar i grupit me te vogel. Per te mos perseritur ato qe thane Spahia dhe Dokle qe bene vleresime te njejta per gjendjen e minoritetit thashe Me lejoni ta devijoj pak biseden. Si shkrimtar nuk me pelqen te perserit koleget. Me kenaqesi tha ai. I tregova ndodhine e darkes se percjelljes me Adamopullosin. Oh Kam degjuar plot histori te tilla- qeshi ai. Nje politikan grek donte te me mbushte mendjen se gjysma e Europes eshte Greqi po sduan ta pranojne. Gjithe sa tregova te verteta te hidhura po e perserit nuk leshojne asnje hije mbi respektin dhe vleresimin e madh qe kam per popullin helen dhe kulturen e tij te madhe. Qe nga vitet e studimeve kam miq dropullite dhe jam i detyruar te sjell ne memorien e gjithe atyre qe kane qene protagoniste ne politike deri ne fillim te ketij shekulli mikun tim njeriun me mendje te kthjellet tolerant e realist Vasil Melon qe drejtoi per afro nje dekade me urtesi e mencuri PBDNJ. Gjej rastin tiu drejtohem drejtuesve aktuale te kesaj partie te nderhyjne tek aleati i tyre ne bashki qe se paku nje rruge te Tiranes ti vihet emri i tij.
5. Vllehet sipas meje.
Konsulli grek ne Korce me pamjen e nje rondokopi te vetekenaqur per dreq adash me mua edhe ai kur tha qe askush mos kete frike te deklaroje kombesine duket se shpresen me te madhe e ka tek popullsia qe quhet vllahe. Ne te vertete do te qe me e drejte te quheshin arumune sepse ata kane gjuhen e tyre qe e levrojne dhe shoqatat kenget e vallet e tyre kohet e fundit me ra ne dore nje liber ne arumanisht dhe shqip i te ndjerit Dhori Fallo qe jetoi e punoi si mesues ne Voskopoje por fjala arumun per dreq i afron me shume me Rumanine dhe kjo nuk le shijen e deshiruar. Historia e arumuneve qe thuhet se jane mbi nje milion te shperndare ne Maqedoni ne Shqiperine e Jugut dhe ne Greqine e Veriut ka mbetur ende mjaft e diskutueshme. Duke u nisur nga gjuha disa mendojne se jane mbeturina te garnizoneve romake. Pa u joshur nga hamendjet e sigurt eshte qe ata perfaqesohen tek ne nga dy kategori. Jane familje te medha shpesh te shperngulur nga Voskopoja pas djegies se saj le ti quajme arumunet qytetare per nje emertim te kollajshem nje gjen teper inteligjent e vital sidomos ne tregti. Ka mbetur proverbiale thenia e hebreut te vetem qe u perpoq te hedhe rrenje ne Korce. Ketu ska vend per ne se jane voskopojaret paskesh thene. Prej tyre kane dale njerez te shquar qe nga pasaniku i madh i Hungarise Sina deri tek artistet e medhenj S.Prosi P.Mima e te tjere. Ata kane shoqaten e tyre kulturore prej thuajse 20 vjetesh. Ne Korce gjithashtu ka fise te mirenjohura me origjine arumune qe kane kishen e tyre dhe madje kane pasur nje shkolle qe drejtohej nga patrioti Papa Llambro Ballamaci. Kesaj kategorie elitare sic u shpreh edhe At Papa Dhimiter Veriga apo kryetari i shoqates se tyre ne Selenice te Vlores as i ka shkuar ndonjehere neper mend te kenaqe orekse si ato te konsullit Ikonomu. Kategoria tjeter eshte ajo e arumuneve nomade qe merreshin me blegtori dhe mbareshtonin kopete e tyre gjate dimrit ne vendet e buta te Shqiperise se Jugut si fjala vjen ne fushen e Mursise dhe gjate veres ne kullotat e Pindit Gramozit etj. Fundi i luftes i gjeti ketej dhe andej kufirit dhe vit pas viti ne Korce u vendosen neper fshatra afer qytetit si ne Drenove Boboshtice Mborje e te tjera. Kjo kategori shpesh njihet me emrin sarakacane. Femijet e tyre prej 1945 e ketej kane lindur ne Shqiperi. Po te mbajme si kriter vendlindjen edhe vete gjyshet e tyre nuk e dine sakte a kane lindur ketej apo andej kufirit sepse ata jetonin ne tenda qe ngriheshin ne territoret e kullotave. Tani nje kryetar i tyre ne Drenove me mbiemrin Zhidro thote se kombesia e tyre eshte greke. Arsyet kane qene te mirenjohura. Ne vitet qe shkuan lehtesia per te marre viza dhe bujaria pensionizuese zyrtare qe mbetet ende ne fuqi megjithese gjate krizes u fol se do te merreshin ca masa drastike per ta kufizuar ate.
shte perseritur shume here qe dy popujt tane kane nje te kaluar historike te perbashket e cila i ka bere ata te jene te afert ta ndihmojne njeri-tjetrin ne situata te veshtira marredhenie te cilat tani jane te institucionalizuara dhe te perkrahura nga gjithe qeverite e ketyre 20 viteve. U morem me perjashtimet sepse ka raste kur ato synohet te behen rregulla sic eshte thirrja per te mos pasur frike qe te deklarojne kombesine e tyre greke. Fjala frike ketu merr nje konotacion ironik sepse ketu shumekujt nuk i mungon hicfare guximi per te kerkuar te marrin kombesi italiane gjermane angleze. Prandaj duhet pershendetur Kreshnik Spahiu qe pati vetedijen dhe kurajen ta beje te ndjeshem ate nen absurd qe gjithkush ka te drejte te deklaroje kombesine e vet me deshire pa prova gjenetike.