Pushket e qeverise

Saliu duhet te largohet sepse pushket e qeverise kane vrare qytetare dhe njezet vjet pas renies se diktatures per hapjen e zjarrit te pushkes mbi popullin ne demonstrate nuk ka vetem nje pergjegjesi ligjore ne fund te nje hetimi e gjykimi per ate qe gjuan po ne krye te heres ne radhen me te pare ka nje pergjegjesi politike per ata qe qeverisin
Nga Edi Rama
Ne njezete shkurtin e njezete pas rrezimit te monumentit te diktatorit komunist Shqiperia pa mitingun e radhes te pushtetit kunder opozites dhe degjoi te sharat e radhes qe nje njeri i diktatures se vjeter te komunizmit u beri opozitareve ne emer te diktatures se re te korrupsionit. Njesoj si njezete vjet me pare. Edhe per kete Saliu duhet te largohet. Ja pse demonstratat do te vazhdojne edhe me te fuqishme. Paqesisht por vendosmerisht.
Pasi vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine dhe vrau per te vazhduar te vjedhe Saliu i kendoi dje dhunes se regjimit te kusarise perpara nje turme te mbledhur nga te kater anet e vendit me listat e administrates shteterore. Njesoj si njezet vjet me pare. Edhe per kete Saliu duhet te largohet. Ja pse demonstratat popullore do te vazhdojne edhe me te fuqishme. Paqesisht por vendosmerisht.
I frikur deri ne palce nga zullumi qe ka trashur duke vjedhur e duke vrare per te vazhduar te vjedhe Saliu bertiti dje perseri pa thene dot asgje tjeter pervec kercenimeve qe ia ben opozites per ti degjuar vete dhe marre kuraje per te ndenjur ne kembe. Njesoj si njezete vjet me pare. Edhe per kete Saliu duhet te largohet. Ja pse demonstratat popullore do te vazhdojne edhe me te fuqishme. Paqesisht por vendosmerisht.
Saliu duhet te largohet sepse njezete vjet pas renies se monumentit te diktatorit te vjeter pushteti i tij eshte nje monument i dhunes kusarise e presionit qe e pengon Shqiperine te zhvillohet dhe varferon e papuneson perdite shqiptaret. Njesoj si njezete vjet me pare nje monument i shemtuar e keqndjelles i ka zene ketij populli rrugen e mireqenies. Ja pse demonstratat popullore do te vazhdojne edhe me te fuqishme. Paqesisht por vendosmerisht.
Saliu duhet te largohet sepse shqiptaret smund te mbajne njezet vjet pas renies se diktatures se shtetezimeve nje diktature kusaresh qe grabisin ne dy muaj 1280 pasuri te Shqiperise. Ja pse demonstratat popullore do te vazhdojne edhe me te fuqishme. Paqesisht por vendosmerisht.
Saliu duhet te largohet sepse pushket e qeverise kane vrare qytetare dhe njezet vjet pas renies se diktatures per hapjen e zjarrit te pushkes mbi popullin ne demonstrate nuk ka vetem nje pergjegjesi ligjore ne fund te nje hetimi e gjykimi per ate qe gjuan po ne krye te heres ne radhen me te pare ka nje pergjegjesi politike per ata qe qeverisin. Saliu dhe Luli dhe e tere kjo qeveri e kthyer ne nje regjim vrastar kusarie duhet ta mbaje kete pergjegjesi politike. Dhe populli duhet te zgjedhe lirisht me zgjedhje te reja te lira dhe te ndershme nje qeveri te njerezve me njerezit dhe per njerezit. Ja pse demonstratat popullore do te vazhdojne edhe me te fuqishme. Deri ne largimin e qeverise.
Lajme te ngjashmeRama Saliu hedh vrer dhe balte mbi opozitenShpelarja e blozesBerisha Rama bailozi i zi i korrupsionit Rama Mitingu i PD kunder opozitesRama ne familjen Nikaj Duhet patjeter drejtesi Lidhjeedi rama Saliu shqiperi