E Diel, 1 Nëntor 2026

Rozana: Nuk jam unë në fotografi

Pasi mediat publikuan një fotografi tepër provokuese, në të cilë thuhej të ishte Rozana Radi, këngëtarja ka mohuar një gjë të tillë.

 “Unë nuk do të publikoja kurrë një foto të tillë. Njerëz të tjerë më kanë vjedhur foto personale dhe ua kanë shpërndarë mediave, ndërsa unë kam filluar të tregohem tepër e kujdesshme me publikimin e fotove. Vajza në foto ka një formë të shkëlqyer fizike për të cilën edhe unë do të krenohesha. Por, në këtë rast nuk jam unë”,ka sqaruar Radi për mediat shqiptare, lidhur me fotot ku shfaqej një femër e kthyer me shpinë.

Ndërkohë, këngëtarja e cila ka deklaruar se do të largohet përkohësisht nga muzika, ka nisur projektin e saj më të ri në teatër. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›